Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Bac u Kry. “Rambo” e “Gjarpri” po ta sjellin avionin e shkjaut në shpi!

Nga Alfred Peza

Bac u kry!

Ramushi dhe Hashimi po ta tradhëtojnë Kosovën sy për sy.

A i dëgjove lajmet sot?

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar linjën e parë ajrore, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, pas 21 vitesh.

“Rambo”, përndryshe Kryeministri në detyrë i Kosovës, e paska përshëndetur përzemërsisht hedhjen e këtij hapi, Bac.

Ndërsa “gjarpri” i luftës për çlirim, sot Presidenti i Republikës, paska thënë se “marrëveshja pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në të ardhmen”.

Kjo është e papranueshme bre Bac!

Edi Rama atë botë një “mësues vizatimi” dhe sot Kryeministër i Shqipërisë, tentoi ta bënte Kosovën pak javë më parë, pjesë të një tjetër marrëveshje për “lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave” me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut… Por shumëkush në Kosovë, e quajti “tradhëtari më i madh kombit”, Bac.

Ndaj, çohu o komandanti ynë legjendar Adem Jashari, e mos i lejo këta udhëheqësit e sotëm në Prishtinë, që ti bashkohen “tradhëtarit” Edi Rama. Mos e lejo shkjaun, që të vijë e të ulet çdo ditë i veshur si turist në aeroportin ndërkombëtar të Kosovës, që sot mban emrin tënd, o Bac.

Na koritën këta komandantët e luftës o Baca Adem, bash tani në paqe!

Pa çohu bre e thuaju një fjalë.

Ku ku, bre!

Ku ku…

Back to top button