Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

SHBA: Shqipëria të anëtarësohet sa më shpejt në BE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky lajm u bë i ditur në një konferencë për shtyp, nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Meri Harf. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të ndihmuar të gjitha ato vende që ndjekin aspiratat e tyre euro-atlantike, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Në shohim përpara, për ditën kur këto vende do të integrohen tërësisht në institucionet evropiane, që nga ana tjetër do të thellojnë marrëdhëniet tona të bashkëpunimit me ta”, tha Harf.

Gjithashtu ajo përshëndeti vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për të filluar negociatat e pranimit me Serbinë në janar të 2014-ës.

“Vendimi përligj punën e madhe të qeverisë së Serbisë në përmbushjen e kritereve të shteteve anëtare të BE-së. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Serbisë për të vijuar me reformat e nevojshme për të vazhduar ndjekjen e saj të integrimit në BE ”, theksoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Meri Harf.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button