Zonja Alma Lama, të lumtë!

Nga Fahri Xharra
”Nga të gjithë elementët e padisiplinuar në Perandorinë Turke, pak mund të ketë pasur, që të mund të sillnin aq shumë trazira sa shqiptarët. Për të dënuar grupet e pabindura duhet të dërgoheshin ekspedita ushtarake njëra pas tjetrës. Edhe pse Shqipëria është veçse pak më e madhe se sa Vermonti dhe me zor sa i bën një milionë banorë, ajo është një qendër cikloni e Ballkanit, nga e cila mund të lindin probleme të rënda. Rajoni i liqenit të Shkodrës në kufirin verior është një zonë problematike ku interesa konfliktuale nuk mund të ndahen paq, përveçse nga ndonjë proces i gjatë negociatash dhe rregullimi “Bota e re, problemet e gjeografisë politike” – libër i pabotuar ndonjëherë në shqip (Bowman, Isaiah, The new world; problems in political geography (1921), Yonkers-on-Hudson World Book Co, 1921, Chapter Seventeen; The Albanian Mountaineers, f. 306-312). Këto mendime, parë rëndësinë e individit në fjalë dhe pozicionin e tij si kryekëshilltari për çështjet territoriale pranë presidentit Woodrow Wilson në Konferencën e Versajës, mund të konsiderohen si mendimi zyrtar apo si këndvështrimi origjinal amerikan për Shqipërinë e kohës. Shumë nga këto zhvillime ballkanike, ashtu si dhe zhvillimet historike shekullore evropiane, ndikuan në krijimin e teorive të mëdha gjeopolitike klasike. Bowmani, konsiderohet pjesë e mendimit të zanafillës gjeopolitike. Nuk e kemi dijtur se si na është mëshefur; Isaiah Bowmani, gjeografi i Woodrow Wilsonit: ”Kufijtë e Shqipërisë të bashkojnë gjithë shqiptarët me trungun kryesor!. Ai e këshillonte administratën e Rosveltit, dhe e ndihmoi që të skicoheshin shumë aspekte të politikës së Jashtme amerikane të pasluftës dhe të formulohej rindërtimi evropian territorial i pasluftës.( P. Ribaj, A,Hitoaliaj).

“Në rast se LDK e ndryshon kursin properëndimor, gjë që unë nuk besoj se do të ndodhë, pra dhe vendos të mbështesë agjendën islamike, atëherë unë atë moment largohem nga kjo parti. E kam thënë edhe më parë, kjo është çështje fondamentale e lirisë dhe e identitetit kombëtar. Asnjë kompromis nuk e bëj në lidhje më këtë. Dhe po ua them se për këtë çështje, pra të identitet kombëtar dhe të lirisë unë pishem me të gjithë botën .“ -tha Zonja Alma Lama në një intervistë. Foli Shotë Galica e Kosovës !

“Deputete e nderuar Alma unë plotësisht pajtohem me ty për të gjitha çfarë ke pohuar me lartë. Kurse për fjalët e “hallkut” siq thot fjala popullore mos të dhemb as cepi i veshit, sepse këta qe flasin kundër, shumica e tyre nuk e kanë un-in e vet fillimisht ! Ato vajza në te cilat këta thirren, që bajnë shami, athua per çka tjeter po i bajkan ato perpos për disa lek që i marrin për ta propaguar fundamentalizmin islamik?! Unë i perkas fesë muslimane, por nuk eurrej asnjë fe tjeter, jam pra musliman i moderuar, jam musliman i lehtë .”.(foli Ismaili)

Më në fund një politikane ashtu siq e kërkon koha.,….” e lexuam deklaratën tënde të guximshme për qendrimin fisnik dhe përherë të ndershëm që shpalos kundrejt partisë ku militon. E dashura Alma, më është e pamundur të pershkruaj emocionin dhe dashurinë që zgjon emri yt në kombin tonë. Ju kujtojmë aq shpesh dhe jeni kaq e pranishme mes nesh ! Per ne ju jeni një pishtar drite i ndezur i luftës ndaj së keqës… Dije pra, se na ke ne krah, mëndojmë për ty, jemi katërcipërisht dakort me ato veprime plot guxim që bën e që arrijnë deri ketu si meteorë te shkëputur nga qielli i Kosoves. Të jesh e sigurtë se ti mbetesh shpresa dhe gezimi i të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe që e duan me të vërtetë kombin e tyre..”( foli inteligjenca). Shpresë e madhe ,sigurisht edhe gëzimi i të gjithë shqiptarëve , që e duan kombin . Nuk janë pak :” Gruaja është edhe shtylla edhe temeli i shoqërisë sonë, ajo duhet të mbrohet nga kulmi qe nganjehere po prishet mbi të. (thot A. Belegu) dhe vazhdon:” Më vjen mirë që kemi së paku një femër në politiken ‘kosovare’, që qëndrimin në ketë çeshtje e ka deklaruar, qendrim i cili tregon normal atdhetarizëm, pjekuri, por tregon edhe që kemi të bëjmë me nje grua që i perket shekullit 21 dhe shpresoj qe gratë shqipëtare do angazhohen më shumë në politikë sepse burrneshat e trimneshat e kombit nuk lekundën aq lehtë për çeshtje që kanë të bëjnë me komb – por edhe sepse femra shqipëtare dhe vlerat e asaj shqipëtare po perpiqen të deformohen, të mbulohen, të shkatërrohen. Duhen të dalin në dritë dhe ti tregojnë botës femrën shqipëtare ashtu siç është ajo:Jo një grua e degraduar, por një mbretëresh dhe perëndesh e kësaj bote! Zonja Alma Lama,më ke befasuar per te mirë. Si duket Ju tani për tani jeni personaliteti politik më dinjitoz femror në mbarë Shqipërnë etnike. Shpresoj që në një të afërme tëshpejte që femra shqiptare në tërësi t´iu thyej hundët” pangjaveshave derbeder”. Mos iu paçim lakmi,të shiturve!

”Gruaja është edhe shtylla edhe temeli i shoqërisë sonë, ajo duhet të mbrohet nga kulmi qe nganjehere po prishet mbi të.(M.L.)” Tani disa vite po bëhën eksperimente me tjegullat e importuara pa dëshirën tonë nga Arabia. Ato duhën të hiqen , prishën ato duhet.të ndalohen. I kemi themelet tona historike , nuk na duhen tjegulla arabe të ardhura me qëllim nga Sërbia. Dhe po ua them se për këtë çështje, pra të identitet kombëtar dhe të lirisë unë PRISHEM ME TË GJITHË BOTËN “. Edhe unë , ne të gjithë!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close