Aliu: Beogradi vetëm kërkon për serbët, e s’jep asgjë për Preshevën

PRISHTINË – Se si e vlerësoni situatën aktuale në Lugine, Liburn Aliu nga Presheva, deputet i Vetvendosjes ne Parlametin e Republikes se Kosoves ne nje interviste per agjencine e lajmeve “Presheva jone” gjendjen ne Luginen e Presheves e ka cilesuar alarmante dhe te brishte, as ne Lufte e as ne paqe. Deputeti Aliu ka paralajmeruar lideret e Lugines: Jo vazhdim te dilaogut me Beogradin, por eliminim te marreveshjes se Brukselit per kthimin e identitetit te shtetit te Kosoves.

“Nuk është e mirë të bisedohet ashtu siç ata po dëshirojnë (Beogradi). Problemet e shqiptarëve të Luginës nuk mund të zgjidhen mbrenda asaj se çka ofron Serbia. Shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të bisedojnë me Beogradin për çështje teknike,administrative, po jo që keto biseda të kalojnë ne stadin politik. Beogradi po e kërkon këtë që me shumë pak ta përmbylle çështjen e shqiptarëve te Luginës së Preshevës, ndërkohe që në anën tjetër në Kosovë kemi pakicën serbe, e cila tashmë ka fituar asociacionin e komunave serbe dhe ende nuk është e kënaqur. Nëse dëshirojmë zgjidhje të problemit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duhet menjëherë të hidhen poshtë marrëveshjet, të ndërpriten negociatat me Brukselin” ka dekalruar ne fillim deputeti Aliu per “Presheva jone”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close