Kosova reciprocitet me Bosnjë-Hercegovinën

Kosova ka marrë vendim që të vendosë masa reciprociteti me Republikën e Bosnjë-Hercegovinës, për sa i përket regjimit të vizave. Mediat kosovare raportojnë se qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e kushteve të hyrjes së shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Sipas pikës gjashtë të këtij vendimi, shtetasit e vendeve që nuk janë të listuar në pikën 1 të këtij vendimi, ose me të cilat nuk ka marrëveshje ndërkombëtare për hyrjen, tranzitin, ose qëndrimin në Republikën e Kosovës, mund të hyjnë, të kalojnë ose të qëndrojnë në këtë territor me kusht që të kenë dokument udhëtimi të vlefshëm dhe vizë kosovare. Ndërmjet shumë shteteve të tjera që duhet të zbatojnë këtë kusht, është edhe Bosnjë-Hercegovina.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme në Kosovë, shtetasit e Bosnjë-Hercegovinës, vizat kosovare, duhet t’i marrin në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, raporton KTV-ja.

Ndërsa shtetasit e vendeve që bëjnë pjesë në zonën “Schengen”, nuk kanë nevojë për tu pajisur me vizë, por mund të lëvizin lirshëm me pasaporta. Bosnjë e Hercegovina është një ndër vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close