Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Prania në Shqipëri e Janullatosit e ka bërë shqiptarin të humbase identitetin

Duke parë helenizmin e madh që ka përfshirë Shqipërinë, sidomos pjesën jugore të cilën helenistët grekë na e thërrasin Vorio-Epir. Këta helenistë të tokës shqiptare që nga vitet ‘90-të, kanë krijuar e shpifur historinë më të re imagjinare të Vorio-Epirit në pjesën jugore të Shqipërisë. Një histori identike të rreme dhe të trilluar, krijuan dhe fqinjët tanë në veri. Serbët me akademikët e tyre, me historianët dhe me kishën e tyre shoviniste ortodokse, të cilët nxorën mitin se Kosova na qenka zemra e Serbisë, se aty ata kanë manastire dhe kishat, të cilat ua morën shqiptaret. Me këto përralla, ata e binden dhe boten perëndimore duke e mbajtur dhe shtypur Kosovën shqiptare me zjarr, hekur dhe masakra, per te zhdukur qenien si shqiptar. Prandaj ne si kisha e vërtetë e gjithë shqiptareve, kisha “Shën Maria”, ne Elbasan, duam të freskojmë memorien e të ashtuquajturve “baballarë” të kombit shqiptar, deputeteve, politikanëve e të gjitha partive dhe përfaqësuesve jo legjitime te klerit ortodoks te sotëm në Shqipëri. Edhe pse jemi përballë djallit, i cili e ka emrin Janullatos, do të luftojmë e do të bëjmë të pamundurën, për të shkëputur kishën ortodokse shqiptare nga kthetrat e kishës ortodokse greke. Pa dyshim qe komandanti i të gjitha të këqijave që po ndodhin në Shqipëri është ushtari i denje i Asfalise greke Janullatos, i cili po zhvarros fëmijët, gratë, dhe pleqtë shqiptare nga varrezat e Kosines në Përmet dhe zona te tjera te Shqipërisë duke krijuar varrezat e ushtareve dëshmore të Vorio-Epirit në zemër të Shqipërisë jugore në Këlcyrë, e cila është djegur me qindra herë nga andartët shovinistë grekë, si dhe veprimet qe po krijon kanibali Janullatos në tokën shqiptare. Të gjitha këto mbrapshtësi, kane fatkeqësisht dhe bekimin e “baballarëve akademikë” të kombit, sepse Janullatos e di se legalizimi i veprave antishqiptare, ka vlere kur vulosen me vulat e shtetit Shqiptar te cilat, per momentin i kane ne duar disa shqipfolës që po legalizojnë këtë helenizim. Duam t’ju kujtojmë e t’ju rikujtojmë edhe njëherë këtyre politikaneve të majtë e të djathtë, klerikëve shqiptare ortodokse qe e kane legalizuar Janullatosin në fronin e KOASH-së dhe që tani duan t’i japin shtetësinë shqiptare, këtij gjakpirësi shqiptarësh dhe përçarës midis feve. Shqipëria nuk mbrohet duke hapur universitet shkombëtarizuese greke në Gjirokastër, nuk mbrohet duke i dhënë shtetësi shqiptare Janullatosit. Shqipëria zotërinj deputete dhe politikane, klerik servile ortodokse, që i shërbeni grekut, dhe ju përfitues të taksapaguesve shqiptarë, ju përfitues të gjakut dhe të djersës së emigrantëve dhe ju legalizues te helenizmit te Shqipërisë, te majte dhe te djathte, do te mbani vulën e tradhtisë ne historinë e Shqipërisë. Ju zotërinj “baballarë” të kombit, keni rene dakord te na rishkruani historinë ne shqiptareve me historiane greke. Si mendojnë historianet tanë t’i ndërrojnë tekstet e gjeografisë dhe të historisë greke, te cilën fëmijët grekë nuk e mësojnë gjeografinë e Greqisë ne kufijtë e tanishëm qe ka Greqia, por e mesojne edhe gjysmën e Shqipërisë si tokë helene, histori qe po gatuhet nga Janullatos me bekimin e “baballarëve” te shitur te kombit. Historianet e ndershëm, nuk duhet te bëjnë sehir, por te prononcohen me force ne dobi te atdheut. Historianet duhet të shkruajnë qarte dhe prerazi per vrasjet dhe helmimet ne mënyrën me djallëzore te Papa Kristo Negovanit, Dhaskal Todrit, Petro Nini Luarasi dhe së fundi të kryetarit të shoqatës se arvanitasve të Greqisë, Aristidh Kola. Çfarë duhet t’u themi ne fëmijëve tanë në librat e historisë, se këta patriotë klerikë dhe mësues shqiptare nuk i vrau kisha greke me kanibale te llojit Janullatos? Per ju shoviniste greke dhe politikane shqiptare, historia tregohet dhe shkruhet brezave te ardhshëm siç ka ndodhur dhe s’duhet harruar, sepse përndryshe e keqja përsëritet.

Me vjen shume keq qe një pjesë e ortodoksisë shqiptare, bashkudhëton me agjentin Janullatos. Qeveria greke, si dhe forca politike PBDNJ, organizata Omonia e të tjerë ju kane hipnotizuar si besimtare qe jeni, dhe ju kane vene ne nje gjum letargjik e në një gjendje kome, duke pare ate ëndrrën që shihte gomari kur po e hante ujku dhe ai i gjori bërtiste nga dhimbja – do Perëndia jam ne ëndërr. Kurse ne shqiptaret ortodokse te vërtetë ju rikujtojmë se kombi shqiptar është duke i ndjere kafshimet çdo ditë e më shumë, e nuk është ne gjumin letargjik qe keni pëlqyer ju, por do te jete i detyruar te mbrohet ne te gjithë hapësirën mbar etnike Shqiptare. Ne do te jemi te gatshëm të veprojmë me te gjitha mjetet dhe metodat e drejta, per te mbrojtur te drejtat dhe interesat e kombit shqiptar kudo ku preken apo shkelen, nga kushdo qe guxon ti cenoje.
Te gjithë shqiptaret duhet te kenë parasysh një gjë te rëndësishme, ne shqiptaret per fqinjët tanë verior dhe jugor, nuk kemi ekzistuar, nuk ekzistojmë dhe nuk duhet te ekzistojmë, sepse ky është ushqimi i tyre i përditshëm. Prandaj te mbështetemi tek rilindësit tanë që luftuan me pushke dhe me pene. Dëshmorët e te gjitha luftërave na kane lënë amanet Çamërinë së cilës i kemi harruar dhe emrin. Kosovën, që edhe sot e kësaj dite është nen drejtimin Serb. Detyra jone eshte te bashkohemi në një shtet te vetëm dhe jo te legalizojmë vepra dhe institucione greke qe i ka krijuar Janullatos.
Dua te bej një panorame tepër tronditëse per ne shqiptaret ne lidhje me jugun e Shqipërisë atdheun tone te dashur. Ne jug te Shqipërisë, po ndiqet nje politike shumëdimensionale dhe armiqësore per te zhdukur çdo kulture, prone dhe histori shqiptare duke i tjetërsuar ne favor te shovinizmit grek te legalizuara nga pseudo “baballarët” e kombit. Kjo panorame përkon dhe me grupin negociator të Kosovës qe kulturën e lashte historike dhe fetare, e cila i perket kombit shqiptar ne Kosove, e njohën duke ua legalizuar dhe falur serbeve.
Kisha ortodokse greko shoviniste, me gjithë urrejtjen per ne, e te qenit shqiptar, beri me te gjitha mjetet dhe mënyrat, me te gjitha gënjeshtrat, mashtrimet dhe pabesitë, me te gjitha llojet e helmeve ideologjike dhe biokimike te luftonin atë FAKT dhe ndjenje qe lindte bashke me shqiptarin, qe i rridhte ne gjak, dhe i jepej bashke me qumështin e nënës dhe gjuhen e bukur shqipe. Atë FAKT TE PERCAKTUAR NGA I MADHI ZOT TE LINDURIT DHE TE TRASHEGUAR BREZAVE QE I USHQENTE ATE NDJENJE QE QUHET SHQIPTARIZEM.
Mendoj se kam prekur disa çështje kryesore që kanë të bëjnë me identitetin tone e te qenit shqiptar. Kështu me lutje, ulem ne gjunjë para Zotit dhe i kërkoj ndihmë, qe ne shqiptaret të kthejmë nga rruga e gabuar e te vihemi ne udhe te mbare e ta forcojmë Shqipërinë sa më shumë në dobi për të gjithë shqiptarët.
Prandaj, si përfundim, ju drejtohem atyre shqiptarëve që janë bërë sahanlëpirës i të huajve shoviniste dhe e keqja e vendit, mjaft më me politika mashtruese, përçarëse dhe vëllavrasëse, duke infektuar ne palcë me çdo lloj cilësie negative njerëzore dhe që jeni bërë përfitues të pamerituar të vlerave materiale dhe monetare nga kombi i shumëvuajtur shqiptar, gjakut dhe djersës se këtij populli te mashtruar nga ju, dhe te shfrytëzuar deri ne palce nga ju. Ta dini mire se jeni llumi dhe fundërrinat me te ndyra dhe me te qelbura të racës njerëzore dhe kombit shqiptar. Ne realitet ju keni bere dhe po beni fatkeqesite me te mëdha të këtij populli. Theksoj dhe njëherë se, askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia e Zotit, e cila mund te vije ne shume mënyra dhe askush nuk mund t’i shpëtojë ne këtë jete, si dhe ne tjetrën. Secili do te përgjigjet para drejtësisë se Zotit ku do te marre shpërblimin e merituar ne këtë jete per veprat e tije.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar ne liri dhe sovranitet, ne token, atdheun dhe shtetin e tij te vetem kombëtar, Shqipërinë etnike-historike te lire dhe te bashkuar.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
At Nikolla Marku
KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE KOBETARE SHQIPTARE

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button