Varianti final i taksës progresive

Të gjithë ata që kanë paga më të larta se 130 mijë lekë në muaj nga një janari do të paguajnë më shumë taksa. Pas shumë diskutimesh Qeveria ka percaktuar variantin final te takses progresive.

Top Channel zbardh te plote skemen, e cila i takson te ardhurat nga paga me tre shkalle. Sipas draftit, fasha pagave nga 0 ne 30 mije leke do te vazhdoje te mbetet e pataksuar, ashtu si edhe tani. Per pagat nga 30 deri ne 130 mije leke ne muaj taksa do te jete 13 per qind e vleres mbi 30 mije leke.

Ndersa per ata qe i kane pagat mbi 130 mije leke ne muaj taksa shkon ne 23 per qind. Por si ndryshon barra per qytetaret me skemen e re krahasuar me ate aktualen?

Per te gjithe ata qe fitojne me pak se 130 mije leke ne muaj taksa ulet dhe uljen me te larte e perfitojne pagat me te uleta. Mbi kete nivel te ardhurash taksa rritet. Per nje individ qe fiton 140 mije leke ne muaj ajo shkon nga 14 mije leke qe eshte aktualisht ne 15300 leke, ndersa per pagen 150 mije leke rritet nga 15 mije ne 17 mije e 600 leke.

Sipas te dhenave nga Ministria e Financave aktualisht jane mbi 8 mije individe qe kane nje page te deklaruar me te larte se 130 mije leke ne muaj. Taksa vlen vetëm për pagat dhe shpërblimet, pasi llojet e tjera te te ardhurave si p.sh qirate apo aktivitetet e tjera nuk janë të përfshirë në këtë skemë, por do të taksohen në të njëjtën mënyrë si tani, çka mund të krijojë presione për shmangie, pasi nxit individët që t’i devijojnë të ardhurat e tyre nga pagat tek llojet e tjera për të paguar më pak.

Po kështu skema e re e taksave godet individet me korrekt, te cilet deklarojne nivelin real te te ardhurave tek tatimet dhe favorizon ata qe bejne evazion, duke deklaruar paga me te uleta, nje fenomen gjeresisht i perhapur ne tregun shqiptar te punes.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close