Legjioni i vetëmohuesve të kombit

Nga Fahri Xharra
Kush jemi dhe çka duam? A flasim ate ,që e mendojmë apo a e mendojmë ate që po na turpëron?Turpi në kuptimin, që unë po mendoj nuk është i turpshëm për “ të dashurit”tonë, se ata po na e sigurojnë vendin në parajsë. Neve si shqiptarë që jemi ,na duhet vetë të jemi të devotshëm dhe se biletat e botës së amshuar i kemi të siguruara. Por ,kjo që po ndodhë me ne ,a është turp ndaj miqëve tanë? A është turp ndaj ardhmërisë sonë të pa sigurt?

Ç ka duhet të vepron mbi ne që të na bënë të qartë ,se nuk jemi në një udhë të drejtë? Çka duhet të ndizet mbi ne që të na kthjellon ,që të na jep pak dritë për të kuptuar se jemi në rrugen e mashtrimit? Humnerës gjithëkombëtare të përgatitur nga “ miqtë “ tanë shekullorë ,veq që nuk iu është prerë shiriti.Po kush do t`a prenë shiritin ?

Çka është Legjioni i Nderit? Nderimi më i lartë qytetar dhe ushtarak në Francë. Ai i ipet për meritë të gjithë qytetarëve në të gjithë sektorë t e aktiviteteve të vendit. Kjo dekoratë ,nuk është e rezervuar vetëm për francezët ,por mund të ipet edhe për të huajt të cilët i kanë shërbyer interesave të Francës. Urdhëri kombëtar i Legjionit të Nderit ka qenë dhënë nga Napoleon Bonaparta. Ligji votoi këtë urdhër me 19 Maj 1802.
Përderi sa Franca e ka këtë Urdhër ,atëherë ndoshta do të pajtoheni me mua që ne duhet të krijojmë Legjionin e Vetëmohimit Shqipëtar ,në mënyrë që nga ata zgjedhim më të merituarit për prerjen e shiritit të Humnerës Gjithëkombëtare Shqipëtare.

Autorët ,nuk po i përmendi , por sipas copëzave të të prera nga shkrimet e tyre mund të vini në përfundim se për kë e kam fjalën: “………Midis xhehenemi, thellë. Midis xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka besuar Allahun, nuk e ka besuar Pejgamberin, nuk e ka besuar Kuranin… Edhe nëse e ka besuar Allahun, ajo e ka besuar me të meta, jo të plotë. Allahu nuk ka të meta. Të thuash se Allahu ka djalë, ajo është e metë. Allahu nuk e pranon atë adhurim”. “Siç ka thënë Pejgamberi në hadith, Allahu nuk i bënë zullum myslimanit. Kur bënë punë të mirë myslimani, Allahu i jep në këtë dynja dhe e shpërblen në ahiret. I jep në këtë dynja, e ruan prej kaderreve, prej të këqijave, i jep evladë, fëmijë, ia shton pasurinë dhe të tjera të mira në këtë dynja myslimanit…” “Ndërsa qafirit thotë a.s s. Allahu ia kthen të mirën në këtë dynja, në mënyrë që kur të del para Allahut del duarthatë, dhe s’ka kurgjë. Pra, në këtë dynja ia ruan shëndetin, ia shton pasurinë, i jep evladë, i jep qetësi shpirtërore, i jep autoritet, pozitë, është deri diku i lumtur… Tana këto i ka pasur Tereza. Ka pas derën çelë, ku ka dashtë me shku, pa pare në këtë dynja, me hëngër çfarë ka dashtë, me pi çfarë të dojë, burra kënd të don me i ndërru. Pra, ka pas të mira në këtë dynja plotë ajo, autoritet sa të dush, vetëm se ata e kanë të ndaluar fenë normalisht, pra ia ka dhënë Allahu në këtë dynja të gjitha. Dhe kur të del para Allahut, në ditën e kiametit, nuk ka kurrgjë…”…….

..”Nuk është e vërtetë se jam ngritur me “nervozizëm” kundër mbajtjes së portretit të shenjtores, Nëna Terezë, në institucionet e Kosovës; e vërtetë është, vetëm, se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizëm kundër përdorimit politik të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së misionares e humanistes, Nëna Terezë, prej disa fondamentalistëve fetarë dhe disa koniunkturistëve politikë gjithnjë për interesat e tyre fetare, në rastin e parë dhe pushtetore, në rastin e dytë”. Kemi shqiptarë me identitet katolik, shqiptarë me identitet ortodoks, shqiptarë me identitet mysliman, shqiptarë me identitet protestant dhe shqiptarë me identitet ateist, por të gjitha këto identitete të veçanta, më të ngushta, më të vogla, në sajë të të përbashkëtave të përmbajtura në secilin prej tyre bashkohen në atë përgjithësinë, në atë të përgjithshmen, në atë të tërën që i themi IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR. Ai që i ka të qarta këto, ai që ka kuptim për marrëdhënien e të veçantave me të përgjithshmen, nuk do të akuzojë se po ndan shqiptarët në të krishterë dhe në myslimanë…”.

..”Po t’i shohim shqiptarët e sotëm ata shkojnë e vijnë në Turqi, Greqi, Serbi, Maqedoni, Itali e gjetkë, ku punojnë por edhe ku takohen me turq, grekë, serb, italianë e maqedonas e hanë gjellë turke e sallatë greke, ngasim makina evropiane apo aziatike, hanë ushqime greke maqedonase, italiane lexojnë libra të përkthyera nga shumë gjuhë dhe po kështu shohin filma e dëgjojnë muzikë me origjina të ndryshme; por përdorin edhe shumë mallra kineze, shkollat më të mira në Tiranë i kanë turke etj. Si është e mundur që ata, megjithatë, kur vjen puna për identitetin e tyre harrojnë shumë nga këto pasurira që ndërtojnë jetën e tyre të përditëshme dhe theksojnë e glorifikojnë ato pak gjëra që i bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, deri në urrejtje e armiqësi?”. miti i Skënderbeut është një konstrukt historik, i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftash dhe urrejtjesh nacionale. Për këtë arsye, ai është konstruktuar si mit disa herë. Herën e parë, si mit në emër të krishterimit, kur u mbiquajt “kalorës i krishterimit”, kurse 2-3 shekuj më vonë u rimor në emër të nacionalizmit. “……

….“28 nentori eshte nje feste xhahile, si festat qe kishin arabet para-islamik. Eshte nje feste qe tregohet te jete feste e nje grupi etnik – shqiptareve. Por nese shihet me vemendje, 28 nentori nuk mund te jete as feste etnike, pse etnia shqiptare ne 28 nentor 1912 humbi lavdine e privilegjet qe kishte nen Kalifatin Osman dhe u kthye ne nje popullate injorante, te perbuzur dhe te shtypur te Evropes. U nda, u vra e u perdhunua per 100 vite me radhe qe nga nentori i vitit 1912 kur ushtrite osmane u munden ne Evrope e deri me sot kur shqiptaret jane halelaresit e Evropes dhe ne vendet e tyre, Kosove dhe Shqiperi, sundon Katolicizmi. Te festosh 28 nentorin eshte pabesi ndaj Islamit dhe Ortodoksise, pasi nga kjo date e tehu, shqiptaret muslimane dhe ortodokse u ndane me dhune nga Kalifati dhe Patriarkata e Stambollit. Fete e tyre u prishen, ju imponuan doke dhe rrefime katolike dhe u kthyen ne raja te katolikeve. Te festosh 28 nentorin si musliman, eshte njesoj sikur francezet e Kanadase te festojne vitin 1759 kur u pushtuan nga britaniket. Per muslimanet qe mendojne thelle, 28 nentori duhet te jete dite vajtimi dhe jo dite gezimi. Nuk ka gezim kur pushtohesh, humbet privilegjet e ndahesh nga Kalifati i Islamit. Hadithi i profetit Muhamed thote qe qe nga ky moment fillon mallkimi..”……

A na duhet me të vërtetë një mohim i vetvetës? A na duhet me të vërtetë një mallkim i vetvetës?

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close