Holanda lobon kundër marrjes së statusit nga Shqipëria

Ndërsa Shqipëria po pret që Keshilli Europian të na japë statusin e vendit kandidat, Holanda, një nga vendet që ka dalë kundër këtij vendimi, duket se është në kërkim të vendeve të tjera që do të ishin kunder këtij vendimi.

Gjatë një debati në parlamentin holandez për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, të gjitha partitë politikë në këtë vend ishin kundër.

Ministri i Punëve të Jashtme, Frans Timmermans, tha se është në kërkim të vendeve të tjera europiane që do të dilnin kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, raporton “Ora Neës”.

Timmermans tha se vendi ka përmbushur kushtet politike, por këto ende nuk janë zbatuar plotësisht. Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës paralajmëron se edhe nëse gjithë vendet e tjera të BE do të jenë në favor të Shqipërisë, atëherë Holanda do të qëndrojë vetëm në pozicionin e saj.

Të flasim për Shqipërinë. Statusi i vendit kandidat është një vendim dhe diskutim plotësisht politik. Arsyetimi nga shumica e Dhomës këtu për ate rajon eshte integrimi i mevonshem, afatgjate, ne strukturat euroatlantike, e kur flasim politikisht te gjitha ato vende jane kandidate. Kjo eshte diskutuar ne vitet 90 ne Zagreb e nuk ka asgje te re. Ato vende kane perspektive europiane, kjo nuk diskutohet e besoj askush nuk e kundershton, apo jo kolege? Çeshtja eshte a duam ta bejme ate gjest politik e t’u themi: tani jeni vend kandidat? Per t’jua dhene kete status, duhet te shohim cfare kushtet i kemi caktuar Shqiperise dhe si i ka plotesuar Shqiperia ato kushte, zgjedhjet, korrupsioni, e keshtu me radhe. Po te vijoj me pyetjen a ka ecur mire zbatimi i kushteve, atehere pergjigja ime eshte: “Hmmm, per kete , une kam nevojë per kohe, sepse ne nje kohe kaq te shkurter nuk mund ta vleresoj progresin e zbatueshmerise.Kete ia kam shprehur edhe Kryeministrit shqiptar: duhet te na tregosh qe edhe zbatimin mund ta besh realitet, por per kete na nevojitet kohe. Ky eshte qendrimi i qeverise holandeze. Se dyti, per kete teme qendrimi i Holandes nuk eshte i vetem para Keshillit. Ne dijenine time edhe disa vende te tjera kane te njejtin qendrim si ne, pra duam t’ua japim statusin, po jo tani. Na nevojitet nje kohe e caktuar per te vleresuar ecurine, per te vleresuar premtimet qe do te zbatohen, pra, po e shtyjme statusin. Kete qendrim mund ta paraqes para Keshillit ne Dhjetor”, tha Timmermans.

Ndërsa ekstremistët, sipas TCH, përmendën anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, si dhe raportet e ‘Transparency International’ se “korrupsioni shqiptar ua kalon dhe vendeve afrikane”. Një pjesë e deputetëve holandez insistuan që Holanda të mos shfaqej sërish në Këshill si “delja e zezë” duke thënë vazhdimisht “jo”.

“Nje, ‘Jo tani dhe hajde me vone’, me vjen keq ta them se Shqiperia ka bere ate çfare i eshte kerkuar. Por, po i kthehem asaj qe thashe me pare, qendrimi im para Keshillit eshte se une se bashku me disa vende te tjera do te themi: ne kete moment nuk mund ta japim statusin e vendit kandidat. Kete do e merrni ne 2014, ne momentin e caktuar pra, nese vazhdoni te hidhni hapat qe keni paralajmeruar, nese vazhdoni te vini ne jete ato qe i keni shpallur, sepse deri tani Qeveria e re e Shqiperise nuk eshte aspak zhgenjyese. Perkundrazi, mendoj se me gjithe problemet qe ka ndeshur, po merr masa e hedh hapat e duhur”, tha Timmermans.

Ministri i Jashtëm holandez premtoi se do të verifikonte sërish qëndrimet e homologëve të tij para takimit të së martës. Mësohet se qëndrim të ngjashëm me Holandezët mban dhe Danimarka. Britania e Madhe duket më e lëkundur dhe sipas burimeve të TCH, megjithëse nuk ndihen zyrtarisht, gjermanët kanë vështirësi të kuptojnë koalicionin e ri qeverisës, ndërsa për Francën, pakënaqësitë lidhen me numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të vendosin më 17 dhjetor për kandidaturën e Shqipërisë dhe ky qëndrim pritet të konfirmohet dy ditë më pas, edhe nga Këshilli i krerëve të shteteve dhe qeverive të Unionit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close