Zviceranët, projekt për punësimin e 11 mijë të rinjve (VIDEO)

TIRANE– Risi Albania, një projekt i financuar nga ambasada zvicerane, do të krijojë mundësi punësimi për 11 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç, duke hapur vende të reja pune.

Projekti me vlerë 3.3 milionë euro dhe që do të zgjasë deri në vitin 2017, do të fokusohet në industrinë e agrobiznesit, turizimin dhe teknologjinë e informacionit ose masonët.

Për ambasadorin zviceran, Aleksandër Wittwer, shteti që mbështet këtë projekt, i ka të qarta piketat se ku do të fokusohen për të rritur punësimin e të rinjve.

“Projekti do të sjellë metodologji të re: ai do të promovojë përdorimin e forcave të tregut në të mirë të të rinjve dhe anasjelltas. Ne kemi gjetur se ekzistojnë mundësitë e punësimit në qoftë se mund të përmirësojmë klimën e biznesit, të forcojmë shërbime dhe të prezantojmë aftësi të reja” , – tha ambasadori Wittëer.

“Mandatin e qeverisjes ta shfrytëzojmë për të punësuar të rinjtë”- tha Veliaj.

Papunësia e të rinjve në vendin tonë është zyrtarisht 21.5%, por kjo shifër është më e lartë në zonat rurale. Financimi zviceran i “Risi Albania, synon të zbusë pikërisht këtë shifër të madhe papunësie tek grupmosah më aktive për tu përfshirë në tregun e punës.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close