Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Shqiptari “mposht” industrinë e elektricitetit, shpik baterinë nga uji i kripur

Në mesin e 200 novatorëve vendorë e ndërkombëtare, të cilët nga data 3. tetor prezantohen në Panairin e 11 Ndërkombëtar të Novacionit ARCA në Bibliotekën Nacionale e Universitare të Zagrebit, vëmendje të veçante tërhoqi novacioni i teknikut të aviacionit nga Vodnjani, Naser Ramonaj – bateria e shpikur nga uji i kripur.

Për këtë bateri ai shfrytëzoi një tel të thjeshtë bakri, pak magnez, vatë pambuku dhe ujë me kripë. Kur bashkohen këto materiale shkaktohet procesi kimik i cili mundëson punën e baterisë.
“Bateria mund të zëvendësoje baterinë klasike me gjithë funksionin e saj dhe është ekologjike, sepse ajo nuk përmban acidet që ka bateria klasike”, sqaron z. Naser. Por që mbron ambientin, bateria, thotë ai, është më e fortë dhe zgjatë më shumë.
Me këtë novacion ai ndriçoi kishën Shën Foshka në lokalitetin Batvaci afër Pules dhe së shpejti ai mendon të ndriçoje edhe kishën e Vodnjanit dhe varrezat.

Plani i tij është të vazhdoje më tutje të punojë në implementimin e këtyre baterive në vendbanimin e tij Istra, ndërkaq, gjykuar sipas interesit të vizitoreve nga sektori ekonomik, se shpejti mund të fillojë dhe prodhimi i tyre. Naser Rrahmonaj është shqiptar nga Kosova (Peja) dhe për vite të tëra jeton e punon ne Kroaci./AO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button