Kickbox, Ismail Keta fiton gjerdanin e artë në Stuttgart

Pak muaj më parë kishte pranuar se do të rikthehej në ring pavarësisht problemeve fizike për të ndihmuar Ambrën dhe Sigin që vuajnë nga një sëmundje e rëndë, duke shfaqur anën e një kampioni të jetës, e duke vënë në rrezik dhe gjerdanin e artë. Në Shtutgart, të Gjermanisë Ismail Keta ka garuar për gjerdanin e artë në këtë kategori me tajlandezin Ruan Way Sor Itphakde duke fituar me k.o në raundin e tretë, e duke marrë për herë të tretë titullin botëror. Një sukses i jashtëzakonshëm për Ketën, që konfirmohet mbi të gjitha si kampion i zemrave duke rrëmbyer dhe një titull, të cilin e feston ashtu sic mund të bëjë vetëm një njeri i madh si ai duke falënderuar të gjithë shqiptarët për ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë për të shpëtuar jetën e dy vajzave, Ambrës dhe Sigit. Ismail Keta për to, padyshim do të jetë shumë më tepër se kampioni i sportit, do të jetë kampioni i jetës.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close