A jemi popull metanastatik?

“ Një shtëpi e ndarë mes vetes nuk qëndron dot në këmbë. Një komb i copëtuar nuk mund të jetojë, ai duhet të luftojë për bashkim ose të vdesë “ (Nicola Guy “ Lindja e Shqipërisë,fq 294)

Nga Fahri XharraMë kujtohet shumë mirë, në vitët e fundit të Apart-heidit në shtetin e Afrikës Jugore ,të bardhët shkonin aq largë sa që bëhëshin edhe qesharak kur thonin që ata janë vendas në jugun e Afrikës dhe të zinjtë ardhacak..Por pushtuesi nuk gjenë mjete për të arsyetuar pushtimin e vet.

Është për tu brengosur që serbët edhe pse i morrën më shumë se gjysmën e tokave tona (1860, 1878, 1913) gjatë një periudh shumë të shkurtër historike “teritë” e tyre arsyetuese që janë vendas në këto anë nuk kanë të ndalur gati që 200 vjet. Me tonelata rrenë historike janë të shkruara në librat e tyre dhe me anë të cilave e kishin ,bile edhe sot po e “bindin” bot*n se janë popull autokton dhe se janë të parët në këto toka së paku pas diellit dhe hënës. Duke lozur në teknikën psikologjike :”T´a them sa s ´ma ki thënë “ apo “T´ia them dikujt se shqiptari s`di ta thot” ,at e vërshuna botën me trillime nga më të ndryshmet e të cilat s ´kishin e edhe sot nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën.

Studiuesi i shquar i Mesjetës, Alen Dyselje, ka thënë më 1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”…

Por , a me të vërtetë kemi heshtur si thot Zonja Mary Wortley: : Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet “ apo ishte diçka tjetë që nuk na lejonte të themi botërisht të vërtetën tonë ?

Kah fundi i shekullit XII sllavët turko-avarë (bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[17]). Që me 1180 serbët avarë sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[18]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisë dhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari.(Aleks Lusha: Ishin vetë shqiptarët)

Jovan Cvijiçi në librin e tij Lëvizjet matanastatike në Gadishullin Ballkanik ( Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans : avec une carte / Jovan Cvijic,1917) ndër të tjera shkruan .” Në të fundit u formua rrjedha metanastatike e Kosovës e cila ishte më e vjetra në Gadishull. Migrimet në Kosovë filluan nga fundi i shek.16-të dhe nuk ndalën as në ditët tona.”

Por çka janë rrjedhat ,lëvizjet metanastatike? Kur një popull lëvizë dhe shpërngulet në një vend tjetër duke iu zënë vendin vendasve e duke i përzënë ata ,ajo është lëvizje metanastatike. Dhe sipa serbëve e Cvijiçit , ne erdhëm në Kosovë e iu zumë vendi atyre , e ata paskan pasë ikur.

” Ate që ne e quajmë rrjedhë metanastatike të Kosovës ”, vazhdon Jovan Cvijiç në librin e përmendur ” i përfshinë të gjitha migrimet në mes Skutarit ( Shkodrës) dhe Kopaonikut , dmth migrimet e popullatës së vjetër serbe që nga Zeta e poshtme , nga Metohija (Dukagjini fxh) ,nga rrethinat e Prizrenit dhe nga Kosova ” E kuptuam që këtu paska pasë pasur vetëm serb . ” Kjo rrjedhë (metanastatike fxh) shkonte deri në Luginën e lumit Morava që i ndjekte vetëm vetëm rrugët transversale , sidomos rrugën e Zetës. Ajo rrjedhë futet në Serbinë – pjesën e Moravës ,me shumë zgjatje ( shumë jaka fxh) të shtrira në mes të Luginës së Ibrit dhe asaj të Moravës Jugore sidomos asja të Plitovicës dhe të Blazhevës në Kopaonik , të Prepolacit dhe të Merdares të cilat ngërthehen në Luginën e Llabit dh të Toplicë , jaka e vendit të quajtur Lisica. Emigrantët të një pjese të Metohisë shkojnë në drejtimin e Mokragorës duke u ndalur në vendet e Kolashinit ( Ibri i Epërm) ,; një regjion malor i banuar nga një popull energjik dinarik (serbët pra,fxh).

Viti 1917 , viti i shkrimit të këtij libri , koha në mes Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Konferencës së Paqës në Paris , kohë që duhej arsyetuar pushtimet serbe të tokave shqiptare dhe dëbimit të tyre ( shqiptarëve ) . E patë nga përshkrimi se se Cvijiçi , në mënyrë indirekte e spjegon shtrirjen e shqiptarëve nëpër Serbinë e sotit .
”Tek Serbët e vërejme një lëvizje të madhe dhe shumë të madhe. Mund të dallojmë migrimet (e serbëve )të mëdha me dhjetra mijëra emigrant si dhe

ato migrime të vogla të familjeve. Këto të fundit ishin në vazhdimësi. Zëvendësimin me dhunë i popullatës që ikte ( Serbëve fxh) behej me një popullatë të posa ardhurish të një gjuhe tjetër dhe një kombi tjetër (shqiptarët fxh) (.(Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans : avec une carte / Jovan Cvijic,1917”)

A jemi ne , popull metanastatik? Jo . Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), poliglotit që dinte pesë gjuhë të huaja bashkë me letërsitë e tyre përkatëse: heroi ynë kombëtar, më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se po t’u besojmë kronikave tona kombëtare, ata na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve; këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej Adriatikut. Tërësia e rrethanave domethënëse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema tërësisht dodonase; përkrenarja e tij, që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër, në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skënderbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit – shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm.(Dhimitri Pilika)

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close