Shqiptarja nga Mali i Zi fiton ‘Miss Zvicra

Sindi Arifi, shqiptare e Malit të Zi ka fituar kurorën e më të bukurës në garën e bukurisë “Miss Suisse Romande 2014″, të mbajtur gjatë fundjavës në Palexpo të Gjenevës në Svicer shkruajn portalet shqiptare.
Bukuroshja 18 vjeçare prej vitesh jeton në Zvicër dhe është nxënëse në fushën e specializimit social. Ajo është zgjedhur nga një juri profesioniste mes shumë garueseve të tjera. Ndërsa përcjellësja e parë e shqiptares ishte Céline Morel, kurse si e treta u rendit, Mwavita Darbellay.
Përveç modelimit, Sindi duket se e ka pasion edhe muzikën, pasi që vijon edhe shkollën e kitarës. Madje, ajo ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme muzikore të zhvilluara, jo vetëm nga diaspora shqiptare në Zvicër, por edhe komunitetet tjera.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close