Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Qeveria serbe, kundër flamurit shqiptar në Luginë

Kryetari i trupit koordinues për Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviç, ka thënë se qeveria serbe dëshiron që sa më parë të vazhdojë dialogun me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të mund të përdorin flamurin e Shqipërisë, por atë të pakicave kombëtare që do të dallonte nga ai kombëtar.

Stankoviç ka thënë se qeveria e Serbisë në një afat sa më të shpejtë do t’i përgjigjet kushteve të parashtruara të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës për të vazhduar bisedimet. Liderët shqiptarë të Preshevës dhe Bujanocit, thonë se dialogu nuk do të vazhdohet deri sa të përmbushen kërkesat e tyre, në mesin e të cilave bie edhe përdorimi i papengueshëm i gjuhës shqipe dhe flamurit kombëtar. “Thelbësore është se kushtëzimi askujt asgjë të mirë nuk i ka sjellë, kështu që nuk do t’i sjellë as shqiptarëve. Qeveria e Serbisë dëshiron që të vazhdojë bisedimet dhe përmes bisedimeve të zgjidhim këto çështje”, ka thënë Stankoviç për B92, transmeton Titulli. Rreth dhënies së të drejtës së përdorimit të flamurit Shqiptar, Stankoviç ka thënë se nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë flamurin e Shqipërisë, mirëpo gjithsesi kanë të drejtë që të shfrytëzojnë flamurin e pakicës kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button