Historia e deportimit të nënës shqiptare nga SHBA ‘pushton’ mediat

Shumë media amerikane, por jo vetëm, raportojnë për rastin e një nëne shqiptare, që jeton në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka marrë një urdhër deportimi për t’u larguar nga vendi brenda 24 orësh, pavarësisht se nuk ka ndonjë precedent penal.

Çile Precetaj, që ka shkuar në SHBA 13 vite më parë, u urdhërua që të largohej për në Shqipëri së bashku me tre fëmijët e saj.

Megjithatë, në përpjekje të dëshpëruar për të fituar kohë, ajo nuk hipi në avion dhe tani rrezikon edhe arrestimin, ndërkohë që avokatët e saj po përpiqen me sa të mundin që ajo të qëndrojë në SHBA.

Një avokat për çështjet e emigrimit tha se ky rast është një çmenduri.

“Dikush nuk po i bën gjërat siç duhet. Ka një abuzim me pushtetin,” tha Andrew Johnson.

Precetaj erdhi në SHBA në vitin 2000 përmes Kanadasë.

Ajo tha se po të qëndronte në Shqipëri, do e rrëmbenin dhe do e detyronin që të prostituonte.

Precetaj u martua me Pjetro Gojcevic, i lindur në Jugosllavi, por i vendosur në SHBA 40 vite më parë.

Ata kanë tre fëmijë, Mikey, 11 vjeç, Migena, 6 dhe Martina 4, të gjithë qytetarë amerikanë.

Precetaj është e vetmja që kujdeset për vjehrrën, e cila ka gishtat e amputuar dhe ka nevojë për ndihmë që të hajë, të lahet dhe të flasë.

Por, gjykatësit thonë se nuk është bindës pretendimi i saj për azil se ajo është e kërcënuar që të kthehet në prostitutë, pasi ‘gratë e reja dhe tërheqëse nuk janë grup që mund të përfitojë azil’.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close