Policia italiane vret të riun shqiptar, kryebashkiaku: Nuk më vjen keq!

Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja

Një ndjekje e karabinierëve përfundoi me tragjedi në Bolgare, në veri të Italisë, ku një 25-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë në agimin e ditës së shtunë.

Me sa dihet nga informacionet e dhëna deri tani nga forcat e rendit, në orët e para të mëngjesit kishte pasur një sinjalizim për një vjedhje në një lokal.

Një patrullë kishte arritur të identifikonte automjetin më të cilin udhëtonin keqbërësit. Por pa iu bindur urdhrit për të ndaluar, makina është afruar tek njëri prej karabinierëve nga arma e të cilit ka dalë një plumb.

Po sipas versionit të dhënë nga karabinierët ky plumb ka goditur për vdekje personin që ishte në timon.

Policia italiane që citohet nga gazeta vendase Il Giorno, thotë se ka lokalizuar të dyshuarin në orën 02.00 të së shtunës tek rruga Cascina San Martino.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në makina kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Bëhet e ditur se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është dhënë ende, ka qenë emigrant i rregullt, pa asnjë problem me drejtësinë.

Prokurori i çështjes, Giancarlo Mancusi tha se ditën e hënë, më 25 nëntor do të kryhet autopsia e viktimës dhe prokurori që po ndjek rastin ka bërë të ditur se sipas procedurës ai do të hetojë mbi karabinierin për teprim të mbrojtjes së ligjshme.

Sakaq, reagim cinik ka pasur sot nga kryetari i bashkisë së Chiuduno, Stefano Locatelli. Në një prononcim publik, ai tha se nuk i vinte keq për vrasjen e emigrantit, duke shtruar pyetjen cinike: “A është gjë e rëndë që mua as që më vjen keq për hajdutin e vdekur pas ndjekjes së karabinierëve”.

Në Facebook reagimet kundër deklaratës së kryebashkiakut ishin të ashpra.

Ky rast i ngjan së tepërmi atij të majit të vitit 2009 ku një tjetër i ri shqiptar humbi jetën po në të njëjtën mënyrë.

Në ditët e para të nëntorit të këtij viti, pas një gjyqi të gjatë, karabinieri që pati shtënë plumbin vdekjeprurës u gjykua i pafajshëm dhe u çlirua krejtësisht nga akuza. – See more at: http://www.noa.al/artikull/p/380433.html#sthash.4eAYIwEG.dpuf

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close