Daçiç: Zgjidhja më e mirën për Kosovën e Serbinë, shkëmbimi i territoreve

Kryeministrit i Serbisë Ivica Daçiç në selinë e Kombeve të Bashkuara ka folur për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane, gjithashtu ka theksuar zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë.

Kjo zgjidhje sipas Daçiçit është shkëmbimi i territoreve. Prishtina dhe Beogradi po e vazhdojnë në Bruksel një dialog të lehtësuar nga BE-ja me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve. Ndonëse e duan normalizimin, palët kanë qëllime krejtësisht të ndryshme, shkruan “Tribuna”. Kosova do që nëpërmjet dialogut të shtrijë autoritetin në gjithë territorin dhe të fitojë legjitimitetin ndërkombëtar, derisa Serbia do që të ndajë Kosovën, ose në rastin më të pamundshëm të krijojë brenda saj një komunitet të veçantë siç është rasti me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close