Humb jetën deputeti Sokol Olldashi

Pas një aksidenti me makinë në rrugën Tiranë – Elbasan, deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi mësohet se ka humbur jetën. Olldashi, 41 vjeç, nuk i mbijetoi plagëve të marra pasi makina e tij me targa AA 003 HN humbi kontrollin, doli nga rruga dhe ra në humnerë. Policia bëri të ditur në mënyrë jozyrtare se në makinë gjendeshin dy persona. Fati i personit tjetër nuk është zbarthur ende.

Sokol Olldashi, i lindur në vitin 1972, studoi Drejtësi në Tiranë dhe punoi si gazetar para se të bashkohej me Partinë Demokratike si funksionar në vitin 1999. Ai qe deputet në periudhën 2001 e pas ku u njoh fillimisht për komisionet hetimore të kryesuara nga opozita dhe pas vitit 2005 si Ministër i Brendshëm. Ai konkurroi pa sukses për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në vitin 2007 dhe pas kësaj mori postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Këtë vit, Olldashi garoi për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ku humbi mes akuzave për manipulime përballë kryetarit aktual Lulzim Basha.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close