Bllokohet sërish pika e kalimit kufitar në Kakavijë, radhë të gjata në tokën neutrale

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës është bllokuar sërish mëngjesin e sotëm. Që prej orës 8 të mëngjesit puna në këtë pikë kalimi kufitar është ndërprerë, duke krijuar radhë të gjata njerëzish në tokën neutrale.

Shkak për bllokimin është bërë një defekt në serverin qendror të sistemit kompjuterik, çka pengon kalimin në të dyja anët e kufirit.

I njëjti problem ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme në të dyja pikat e kalimit kufitar me Greqinë, në doganën e Kakavijës dhe në piken e kalimit kufitar të Kapshticës, ku për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik të palës greke, lëvizja e njerëzve u bllokua për rreth 7 orë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close