Daçic parashikon konflikt nëse fitojnë shqiptarët në veri

Kryeministri Ivica Daçiç iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë më 17 nëntor në përsëritjen e zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas tij ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë nëse nuk duan që t’i udhëheqin shqiptarët.

Daçiç gjithashtu vuri në dukje se përfundimi i procesit zgjedhor në Kosovë, zbatimin e mëtejshëm marrëveshjes dhe marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës varen nga raporti i Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Siguri, Catherine Ashton.

Daçiç tha se Ashton pritet të dalë me një raport pozitiv lidhur me përparimin e Serbisë drejt BE-së nëse nuk ka një problem në aplikimin e marrëveshjes pas së cilës pret një vendim pozitiv të Këshillit Evropian, transmeton B92.

Ai përsëriti se kjo është e rëndësishme që serbët të votojnë në zgjedhjet e 17 nëntorit në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Nëse një shqiptar është kryetari i komunës kjo do të thëotë se ajo nuk mund të quhet pastaj komunë serbë, dhe kjo mund të çojë në konflikte, dhe ndoshta një konflikt i armatosur”, tha Daçiq.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close