Serbi, padi 2 ish-oficerëve serbë që vranë 27 shqiptarë

Prokuroria e krimeve të luftës në Serbi ka ngritur akt-padi kundër oficerit të ushtrisë së Serbisë, Pavle Gavriloviq nga Leskovci dhe kundër nënoficerit Rajka Kozlina, nga Beogradi.

Gavriloviq dhe Kozline akuzohen për vrasjen e 27 personave civilë në Tërnje të Suharekës, më 25 mars 1999.

Në akt-akuzë theksohet se Gavriloviq dhe Kozlina, si ish- pjesëtarë të brigadës së motorizuar 549, të ushtrisë së Serbisë, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, kanë vrarë 27 shqiptarë të moshave të ndryshme, ku ndërmjet tyre edhe një fëmijë katër vjeçar.

Gavriloviq, i cili urdhëroi sulmin kundër civilëve në fshat, mësohet të ketë thënë: “Nuk guxon të mbetet asnjë i gjallë”, raporton “Koha Ditore”.

Sipas prokurorisë, ky urdhër do të thoshte spastrim fshati dhe vrasje banorësh.

Eprorët, ndër të cilët edhe togeri Kozlina, i ndau ushtarët në tre grupe lufte në fshatin Tërnje dhe gjatë aksionit vranë të paktën 27 banorë.

Gavriloviq dhe Kozlina akuzohen për veprën penale “krime lufte ndaj popullsisë civile”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close