Protestë ditën që vjen Fule, Basha: Koha na zgjodhi ne

  • “Rama po vijon dhunën ndaj opozitës të nisur ditën e konstituimit të Qeverisë në Parlament”

Blendi Fevziu

-Protesta e së hënës është kundër blerjes së votës, që është kundër themeleve të demokracisë. Kështu deklaroi dje në emisionin “Opinion”, kryedemokrati Lulëzim Basha. ndërsa ftoi qytetarët të protestojnë. Basha anashkaloi pyetjen për transportin e të rinjve nga jashtë kufijve për të marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara ndërsa theksoi se çmimi i demokracisë është vënë 30 milionë dollarë. Basha komentoi më tej dhe bllokimin e pallatit në Vlorë.

Z. Basha sot në Kuvend u shpërndanë lekë dhe këto që shohim në kronikën televizive këto janë kartëmonedhat e shpërndara nga PD-ja…
Nuk i kemi shpërndarë ne, ato. Ua kemi çuar me e-mail.

Ju nuk i uroni këtë sukses z. Rama siç është në kartëmonedha?
Si ka shanset, por ky është një vendim që nuk më takon mua.

U fol për një gjest për vjedhjen në Korçë, por nuk folët për rënien e PD-së me 24 për qind?
Për rezultatin mund të flas dhe natyrisht kjo ngjarje delegjitimon rezultatin. Çështja e rezultatit ka dalë jo në plan të dytë, por në plan të 10. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për bashkinë e Korçës, por për diçka themelore për të cilën shqiptarët kanë arritur një standard që ka përparuar dhe nuk ka gjetur kurrë të drejtë për tu delegjitimuar. Ky është një problem jashtëzakonisht i rëndë dhe është i çdo shqiptari, është çështja më e rëndësishme për çdo shqiptar sot dhe jo vetëm për opozitën. Tashmë që e vërteta del kaq hapur, mendoj që secili nga ne ndjehet i fyer, i lënduar dhe duhet të reflektojmë. Vritet demokracia. Në një sistem ku populli është sovran dhe vritet me votë. Është ai që vendos dhe kjo nuk ka çmim për njerëzit e lirë. Ndërsa sot kjo e drejtë e patjetërsueshme është shpallur si një mall. Çmimi që i kanë venë në Korçë është 30 milionë dollarë, kaq i është vënë çmimi demokracisë. Ky nuk mund të jetë kurrë çmimi i demokracisë. Nëse e lëmë këtë standard të bëhet, është e papërfillshme për brezin e ri dhe për gjeneratën e prindërve tanë, është një çmim që nuk lejohet të paguhet kurrë. Për ngjarjen në fjalë është e vlefshme të bëjmë një retrospektivë.

Ne dimë një kompani që ka sjellë votues…
Ajo kompani ajrore ka sjellë edhe votues të PS-së siç kanë sjellë edhe autobusët. Janë kapur njerëz duke u paguar për votën dhe këtu nuk mund të bësh avokatinë e qeverisë e të Ramës. Kjo nuk ju shkon. Nuk mund ta kaloni me buzëqeshje pasi është e turpshme. Në Korçë u bë një zbarkim i paprecedentë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që qeveria të zbarkojë në një vend, nuk ishte as emergjente dhe as 100-vjetor. Çfarë nevojë kishte qeveria të zbarkonte në Korçë dhe ditën e heshtjes zgjedhore të qëndronte në Korçë. Ne e denoncuam këtë presion të qeverisë dhe mercenarëve të saj. Kishte një rrjet të saj kriminal për të stimuluar abstenimin dhe votimin pro mazhorancës qeverisëse. Kishim informacione të saktë që njerëz merrnin në telefon të tjerë për të votuar. Nuk është detyra e opozitës të kapë dhe të faktojë atë që ndodh por është detyrë e policisë. Por ministri kishte zbarkuar në Korçë, por sistemi demokratik nëse nuk gjen mekanizma, i shpik këto, si media që siguroi këto pamje tronditëse të cilat faktojnë para shqiptarëve, faktin e tmerrshëm që shitblerja e votës në Shqipëri është kthyer në sistem. Për fat të keq ky mekanizëm është përdorur më 23 qershor, dhe ky sistem është përgatitur për tu përdorur edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Ju si do të reagoni si opozitë?
Këtë nuk do ta pranojmë kurrë ndaj dhe kemi thirrur protestën ditën e hënë pasi cenon çdo familje shqiptare.
Do të reagojmë në dy forma. Së pari, duke u përpjekur që nëpërmjet rrugës ligjore institucionale të sigurohet transparencë e plotë, përgjegjësi e plotë ligjore. Ndaj i kemi kërkuar prokurorisë të nisë hetimet. E qartësuam se kjo është e pamjaftueshme, duhen përfshirë financuesit, organizatorët e gjithë këtij rrjeti dhe së dyti duke i drejtuar një kërkesë KQZ-së për anulimin e zgjedhjeve. Por nuk mjafton me kaq. Përdorëm aulën e parlamentin dhe i bëjmë thirrje shqiptarëve që të hënën në orën 2 t’i bashkohen protestës së PD-së që nis nga selia e saj dhe të mblidhen para kryeministrisë.

Ju po përgatisni një protestë dhe njerëzve të bashkisë u është kërkuar të dalin në protestë apo jo?
Duke hedhur poshtë çdo piruetë të mazhorancës për të zhbërë protestën e opozitës, ju garantoj se kjo do të jetë protestë e fuqishme, qytetare dhe e refuzoj me përbuzjen më të madhe këtë shpifje. Sikundër ju them se PD që nga ky moment është në kontakt me qytetarët në mbarë vendin për këtë ngjarje të rëndë të vrasjes së demokracisë. Kjo ngjarje është e fundit në kronologjinë e paligjshmërisë e cila është futur në kulturën e 7 javëve të fundit. Është kultivuar kultura e paligjshmërisë ndaj opozitës dhe Kushtetutës së vendit. Ndaj emergjenca nuk ka qenë kurrë më e madhe për t’i thënë jo zhbërjes së demokracisë.
Ju keni paralajmëruar një protestë ndërsa keni akuzuar PS-në se prish imazhin e Shqipërisë dhe keni zgjedhur protestën ditën që vjen Fyle në Tiranë?
Nuk e zgjodhëm ne, koha na zgjodhi ne. Kjo është shumë e rëndësishme për të shërbyer si bufateri për ardhjen e z.Fule. Ne kemi pasur një synim të vetëm, ka një bosht dhe nëse këta bëjnë çmos për të penguar statusin, por si një kamë që vinte mund të vinte në rrezik zgjedhjet e 24 qershorit, dhe nuk fshihet nga arbitri ndërkombëtar që nganjëherë nuk e luajnë mirë atë rol, vëzhguesit, ne do të bëjmë gjithçka për integrimin e Shqipërisë. Kjo e vendos opozitën e sotme, vite larg opozitës së djeshme. PS-ja e bllokoi statusin, ne themi se sot bëjmë gjithçka për statusit. Ne jemi një forcë politike koherente, kemi dhënë kontributin tonë të pandërprerë për integrimin e vendit. Së dyti, bëhet fjalë për një rekomandim nga KE, madje është i vonuar, nëse ne e shikojmë periudhën e shqyrtuar nga KE, ka të bëjë me periudhën e qeverisjes së PD-së.

A njihni përgjegjësinë e rezultatit të 23 qershorit?
Unë si kryetar i PD-së, e konsideroj mandatin tim si një përgjegjësi të plotë. Procesi do të nisë së shpejti dhe do të jetë real. Unë jam i përkushtuar si ditën e parë për këtë proces. Po merrem me analizën, refleksionin e humbjes së 23 qershorit, por pse me patjetër duhet të merremi me këtë tani kur kemi të bëjmë me rastin ngjarjes së rëndë të Korçës. A është e drejtë kjo? Demokracia ka të bëjë me jetën e çdo shqiptari ndërkohë që është përdhosur vota e tyre.

Është përmendur emri juaj për një ndërtesë pa leje në Vlorë, pasi njëri nga investitorët është vjehrri juaj
Rasti i Vlorës është trajtuar në mënyrë të shteruar edhe një natë më parë në këtë emision pasi një nga investitorët është i afërmi im por nuk kam ndërmend ta trajtoj ndërkohë që gjykata ka urdhëruar INUK-un që të largohet për sigurinë dhe shenjtërinë e pronës. Këtu gjykata ka folur. Unë dua të trajtoj përmasat absurde të fenomenit. Ne e quajmë paligjshmëri. Paligjshmëria është pjesa e dytë e këtij emisioni dhe ngjarja e Vlorës e kthen vëmendjen tek pjesa e parë, tek vota e lirë, pasi është themeli i lirive tona. Por themeli është shteti ligjor. Ky rrezik vjen për fat të keq si një simptomë. Nisi që ditën e parë pas konstituimit të Parlamentit. Z. Rama kishte marrë mandatin si kryeministër ku fjalën e tij në Kuvend si i tillë e ktheu në dhunë verbale të opozitës e cila kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe humbjen e saj. Zgjodhi këtë gjuhë që nuk ka reshtur duke e parë opozitën si armik. Vazhdoi me agresivitetin ndaj opozitës dhe me dhunën ndaj institucioneve duke hequr foton e Presidentit të Republikës që është valvula e funksionimit të pushteteve. Vazhdoi edhe me kërcënime fizike në rastin e z. Zana Xhuka dhe nisja e fushatës ndaj institucioneve është dhe akti i qeverisë për administratën civile.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close