LAJMI I FUNDIT – Preshevë, policia serbe konfiskon abetaret shqiptare

Qeveria e Serbisë në të gjitha mënyrat po vazhdon me poetikën e saj destruktive antishiptare në Luginën e Preshevës, duke mos kursyer as fëmijët e shkollave fillore.

Ky aksion policor ka ndodhur në fshatin Raincë të Preshevës ku inspektorati serb kanë ndërhynë në shkollën fillore “Zenel Hajdini” duke ju konfiskuar të gjitha librat që janë nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

Lidhur me këtë ndërhyrje të paskrupullt të inspektorëve serbe ka reaguar edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, sipas të cilit “nxënësit, drejtori dhe mësuesit e asaj shkolle janë terrorizuar nga sjellja e inspektorëve serb të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë atje…”

“Inspektorët serb me urdhër të prokurorisë kanë hyrë në shkollën fillore “Zenel Hajdini” të fshatit, Rainc të komunës së Preshevës, për t’i konfiskuar librat prej klasës së parë deri në klasën e 4-të” ka deklaruar Mustafa.

Sipas kyretarit të Preshevës, “ata arsyetojnë veprimi e tilla lidhur me atë se librat nuk janë të harmonizuara me plan programin e ministrisë së arsimit të Serbisë. Pra janë libra të plan programit të Kosovës”.

Mustafa po ashtu ka shtuar se deri më tani nuk ka folur me asnjë institucion serb pasi që sipas tij me ta nuk mund të flitet. “Ata janë jashtëtokësorë dhe me ta nuk mund të flitet. “Nuk ka bisedime me serbët. Ku ka ma tmerr se sa në shekullin e 21-të, të terrorizohen fëmijët dhe mësuesit dhe të ndalohet mësimi. Ku ka ma tmerr se sa tu merren fëmijëve librat nga dora”.

Ai ka apeluar te Qeveria e Kosovës që të marrë qëndrim sa më të shpejtë rreth kësaj çështje e po ashtu edhe të ndërprenë bisedimet me Serbinë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close