Kulti i gjarprit na qenka Iliro-Serb?

Nga Fahri Xharra

”Vetë
emri ilir, siç kemi theksuar edhe më parë, është i lidhur për një
kafshë toteme – gjarpërin, ndërsa legjendat antike të cilat rrëfejnë për
lindjen dhe prejardhjen e të parit të fisit të gjinisë ilire,
Illyriosit mitologjik, tregojnë për lidhjen e ngushtë të këtij erosi me
gjarpërin. Të përsërisim këtu se prindërit e Illyriosit, Kadmi dhe
gruaja e tij Harmonia – edhe vetë janë shndërruar në gjarpërinj.”

Aleksandër Stipqeviç – Ilirët

Kur
të kaluarën tonë e gjuajmë me gurë sikur dikushdreqin pas kodrës, dhe
ajo e kaluar nuk largohet nga ne se prap duhet që në vitin tjetër ta
gjuajmë , e kjo zgjatë me qindra e qindra vjet, atëherë jemi në një
perpetuum mobile . Por këtu e kemi një ndryshim në mes të djallit të
paskodrës dhe të kaluarës sonë. Ne të kaluarën e shofim në gjuhën që e
flasim  , në dokomentat që flasin ,në nëntokën dhe nënujin tonë , kurse
Dreqi i paskodrës është një imagjinatë së cilës duhet tí frigohemi dhe
kështu duhet vazhdimisht ta gjuajmë me gurë.

A duhet
hedhur gurë mbi të kaluarën tonë ? Prap po viejme deri te një një
përfundim bipolar, deri sa Djallin e përmendur e gjuajmë dhe e gjuajmë¬ ,
ate askush nuk e përvetëson  ai ritual i mbetet gjithmonë atyre ,kurse
historinë dhe të kaluarën tonë duke e gjuajtur me gurë, duke e mohuar ,
duke e nemur dhe duke e mospërfillur atë e përvetësojnë të tjerët. Ajo
(historia e jonë )ishte , ajo i shkruante rrjedhat   jetës , ajo preket 
, ajo shijohet dhe është një terësi jo virtuale e cila kur nuk
”kullandriset” nga pronarët atëherë të tjerën e bëjnë si të vetën; sepse
ata kan nevojë për histori ata kanë nevojë për mjë mbështetje. Një
popull pa mbështetjën e së kaluar ai është një komb i shpifur.  Ai nuk
ka ardhmëri. Ç´po ndodhë me ne ? Neve nuk na duhet historia, se atë e
gjejmë në Europën e Bashkuar!. Jo, as Europa nuk të do ,nuk të pranon
nëse je i pa histori ,nese nuk e ke një CV (curriculum vitae) së të
kaluarës.

Një mik më shkruan:”I nderuari zotëri Fahri
Xharra e kam një pyetje ? pse historianët dhe akademia e shkencave
heshtin ose nuk ndermarrin diçka rreth ketyre fakteve të shumta
historike që i kemi !!! me aktin e heshtjës ose të pasivitetit neve
indirekt po i ndihmojmë “fqinjeve” qe ta shkruajnë historinë e tyre ne
dëm te gjenezëz Shqiptare !!! pse po ndodh kjo ?”(I.Sh.) .Sipas të
gjitha gjasave  tek ne heshtja paguhet- iu përgjegja.

Serbët
e kanë një aftësi copy-paste ,që historinë tonë e përvetësojnë lehtë, e
kanë për nder që të përshkruhen  me të kaluarën tonë , e kanë për nder
që t´i thurrin hymne te ”kaluarës” së tyre , dhe krenohen me atë që nuk
është e tyre. Sa vështirë që nuk ka ligj kundër plagjiaturës së
historisë , dhe ne sipas të gjitha fakteve duheshim ti padisnim . Por
kush ?  kur heshtja nuk flet ajo nuk të mbronë ajo nuk ta zbardhë
fytyrën.Me siguri që duelin gjugjësor do ta humbnim. Në këso rastesh
avokati më i mirë mbrojtës është libri ,janë librat ,janë dokumentet që
flasin  se faket janë në duart tona. Botës duhet t´ia mbushim
bibliotekat , internetit duhet bërë që të flet shqip. E dëgjuat nga
titulli i shkrimit se fjala është për kultin e gjarpërit që paska pasë
folur serbisht që moti , që nga ilirët e deri sot. Gjarpëri mitik ilir
e  paska folur  gjuhën e parë në botë ,gjuhën serbe.

Sipas
serbëve: ” Ilirët ishin një grup i fiseve Indo-Europiane, të cilët e
paskan banuar një pjesë të Ballkanit Perëndimor  si dhe brigjet
jug-lindore të gadishullit të Italisë. Territori i banuar nga ilirët u
bë injohur si Iliria nga autorët grek e romak, territore këto që ishin
tokat e ish-Jugosllavisë (Serbisë, Bosnës dhe Kroacisë, dhe popujt serbë
,boshnjak dhe kroat i paskan rrënjët nga Ilirët)”

Pastaj
vazhdohet.” Mitologjia dhe religjioni i Ilirëve është i njohur vetëm
nëpërmjet përmendjes së perendive të ilirëve në Perandorinë Romake.. Në
Ilirinë jugore  si i shenjt njihej gjarpëri i biri i Drakut dhe
Drakenës. Vetë emri Ilir  në përkthim do të thot i lirë dhe është i
shoqëruar me gjarpërin. Sipas legjend¬ës Kadmusi me anën e Enkelejve u
martua me Harmoninë dhe iu lindi djali Ylirosa, të cilit gjarpëri i dha
fuqi dhe forcë magjike,kështu ai do të bëhët lindësi i Ilirëve.”

”Totemismi 
( sistem i besimit ku njerëzit, thuhet të jenë  në lidhje familiare ose
marrëdhënje mistike me një qenje-shpirti të një bimeje apo
gjalleseje..Totemi apo terësia thuhet që kanë bashkëvepruar më    një
grup familiar apo një individ duke iu shërbyer si emblemë apo  simbol)
duket që ka luajtur një rol të madh tek rrënjet tona (Illyrians Snake
(OldSerbian Roots) , tek Ilirët. Ngajshmëria e emrave të disa fiseve
serbe-ilire me objekte natyrale apo shtazë e sajon argumentin shumë të
fortë për besimin e tyre totem. E rëndësishme është që itek Ilirët (
rrënjët e serbëve) ishin dy kulte ; ” kulti i diellit ” në veri dhe
”kulti i gjarpërit në Ilirinë Jugore. Gjarpëri është konsideruar si
simbol i pjellëshmërisë , rotarë i shtëpisë dhe pasurisë dhe i
pavdekshmërisë nëpërmjet ringjalljës .” Një gjë ta kemi të sigurt që
serbët e njofin historinë tonë shumë më mirë se ne. Të vërtetat për
pellazgët, ilirët ,luftërat tona , mbijetesën tonë dhe shqiptarët  i
gjenë shumë më  mirë të shkruara në librat serb  se sa në ”historitë ”
tona.

Që të jem më i qartë , nëse lexoni diçka mbi të
kaluarën parahistorike dhe historike të serbëve  , vetëm aty ku shkruhet
serb lexoni  shqiptarë dhe e keni historinë në duar. Serbët janë të
aftë për manipulime historike ; i kanë mbushur bibliotekat e Europës me
trilogjitë e tyre , me ” të kaluarën ” e tyre , me ” vuajtjet” e tyre
gjatë historisë. E ne ?

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close