Abedin Januzaj refuzon të flasë me De Biasin

Gianni De Biasi i ka shkruar të hënën e kaluar një letër babait të talentit shqiptar, Adnan Januzajt, duke i kërkuar atij brenda mundësive një takm. Tekniku italian, nëpërmjet një deklarate që ka postuar në ”Facebook”, ka sqaruar se mesazhin ia ka shkruar në shqip, në anglisht dhe në frëngjisht. Abedin Januzaj nuk i ka kthyer përgjigje, kështu dy ditë më pas De Biasi është përpjekur të kontaktojë sërish me babanë e futbollistit të Mançester Junajtid, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Megjithatë, përtej kësaj, trajneri italian vlerëson përpjekjet e zv/kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili jo më larg se mbërmja e së premtes deklaroi në TV Klan se kishte nisur ”ofensivën” për ta bindur talentin shqiptar që të veshë fanellën e Kombëtares.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close