Vizita e Papulias, shoqata Çamëria nesër në protestë te Presidenca

TIRANË – Shoqata Çamëria me rastin e vizitës së Presidentit grek Karolos Papulias në Tiranë do të organizojë nesër një protestë në orën 10:00, përballë sëlisë së presidencës. Gjatë një konference për shtyp, kreu i shoqatës Çamëria, Ardian Tana, tha se, “vizita dy ditore e Presidentit grek Karolos Papulias në Shqipëri, është rasti më i mirë që shoqata Çamëria t’i bëjë të ditura institucioneve greke në nivelin më të lartë, se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij”.

Sipas Tanës, “afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht”.

“Duke respektuar rekomandimin e tij, ne besojmë se zoti Papulias nuk do të tërhiqet nga ajo çfarë ka thënë 20 vjet më parë. Për disa arsye: Ne e dimë se Presidenti grek është njeri i Rezistencës antifashiste, diçka që i bën atij vend nderi në historinë e sotme të Greqisë dhe në atë të rajonit. Si i tillë ai duhet të kujtojë përpjekjet e përbashkëta të shqiptarëve çamë dhe grekëve në levizjen antifashiste: EAM dhe ELLAS, të ligjëruara dhe nëpërmjet Marrëveshjesh bashkëpunimi si Marrëveshja e 10 gushtit në Konispol”, tha Tana.

Sipas kreu të shoqatës Çamëria, “janë mbi 500 bij e bija të Çamwrisw tw rreshtuar nw radhwt e lwvizjes antifashiste greke, Lëvizje ku militoi dhe Presidenti Papulias, dhe ai s’duhet të mohojë bashkëluftëtarët e vet për të justifikuar genocidin mbi Ccamërinë, siç ka bërë Agimi i Artë dhe ndonjë forcë tjetër politike greke”.

“Janë 5000 të vrarë, të dhunuar, të përdhunuar nga bandat e Zervas, mbi 35 mijë të dëbuar, mijëra shtëpi dhe prona të shkatërruara dhe grabitura, që s’mund të justifikohen me manipulime të historisë. Ne i kërkojmë Presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike, të shoqërisë civile greke që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi që gjendet në sirtarët e historisë. Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të abrogojë të gjithë ato ligje që bien ndesh me të, në veçanti Ligjin e luftës”, tha Tana.

“Ne i kërkojmë Greqisë që në emër të miqësisë së qëndrueshme me kombin shqiptar të zgjidhë përfundimisht këto probleme. Falë PDIU-së dhe perfaqesimit tone politik ne kemi arritur që këto kërkesa t’i shndërrojmë në qasje të detyrueshme të shtetit shqiptar ndaj Greqisë, nëpërmjet Rezolutës për çështjen çame të legalizuar kohët e fundit”, thuhet në daklaratën e bërë publike nga shoqata Çamëria.

Duke vleresuar qëndrimet e fundit të qeverisë shqiptare përmes ministrit tonë të Jashtëm, dhe institucioneve të tjera shtetërore ne besojmë se politika shqiptare duke kërkuar respektimin e parimit të reciprocitetit, do të përmbushe detyrimet e saj kushtetuese dhe kombëtare për çuarjen përpara të çështjes çame”, tha gjatë konferencës për median, kreu i shoqatës Çamëria, Ardian Tana.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close