Shqiptarët më 16 parti në Maqedoni

Në Maqedoni ende nuk janë shuar preferencat për formimin e partive politike shqiptare, numri i të cilëve ka arritur në rreth 16 parti. Në garën politike deri tani vazhdimisht kanë dalë subjekte të reja politike, të cilët konkurrojnë me programet e tyre politike për të tërhequr elektoratin.

Në fillim të pluralizmit politik ka funksionuar vetëm një parti politike shqiptare, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD). 14 vite më vonë skena politike shqiptare pasurohet me dhjetëra parti të reja, shumica prej të cilëve kohë pas kohe kanë shuar aktivitetin e tyre politik.

Formimi i partive politike është shndërruar në një trend më të preferuar nga shumica e qytetarëve dhe grupacioneve të ndryshme, që synojnë ardhjen e tyre në pushtet. Përkundër kësaj situate, pozicion më të favorshëm në skenën politike shqiptare kanë Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) dhe pas tyre radhitet Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) dhe shumë parti tjera të vogla apo që funksionojnë gati vetëm me liderin dhe bashkëpunëtorë të ngushtë.

Sondazhet e ndryshme të organizatave joqeveritare tregojnë një përqindje të lartë të qytetarëve që janë të papërcaktuar politikisht.

Përkundër kësaj gjendje, ende nuk janë shuar preferencat për formimin e partive të reja politike.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close