Papulias me mision special në Tiranë

  • Çështja kryesore për palën greke është kufiri detar, por ka shqetësim edhe për marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Turqi

Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias do të nisë sot një vizitë tri ditore në Tiranë, që praktikisht do të jetë e një rëndësie të madhe sa i takon marrëdhënieve Greqi-Shqipëri. Vizita zhvillohet në kuadër të zgjidhjes së marrëdhënieve “të mjegullta” mes dy vendeve.

Qëllimi është për t’i dhënë impuls tjetër marrëdhënieve bilateral në kuadër që vendet fqinje të forcojnë marrëdhëniet për procesin e anëtarësimit në BE. Në këtë kontekst dhe duke pasur parasysh vullnetin e qeverisë së Edi Ramës të një profili proevropiane, kjo do të jetë një përpjekje serioze për të zgjidhur çështjet dypalëshe.

Me fjalë të tjera, pala greke pritet që të bëhet e domosdoshme nëse Shqipëria dëshiron që të hyjë në orbitën e vërtetë Evropiane dhe kjo gjë kërkon “ngushtimin” e qarqe nacionaliste që shprehin aspirata irredentiste, të promovojë caktimin përfundimtar të kufirit detar dhe por gjithashtu të mbështesë dhe minoritetin grek.

Në këtë vizitë, Papulias do të shoqërohet nga ministri i Arsimit, Giannis Maniatis, Zv.ministri i Jashtëm, Konstantinos Arvanitopoulos dhe Dimitris Avramopulos , ish-ministër i Jashtëm dhe tani i Mbrojtjes. Presidenti grek do të takohet me lidershipin politik të Tiranës të hënën, ndërsa të martën do të fluturojë me helikopter nga Tirana në Gjirokastër, ku do të zhvillojë një tur në zonat e banuara nga minoriteti grek, por gjithashtu do të vizitojë vendet historike si edhe do të ritheksojë çështjen e eshtrave të ushtarëve.

Marrëveshja e detit në fokus

Papulias i cili është konsideruar si arkitekti i miqësisë greko-shqiptare, pasi ai hapi kufijtë e viteve ’90 si ministër i Jashtëm pritet të shfrytëzojë prestigjin për të bindur udhëheqjen e re shqiptare që do të ketë për të provuar në praktikë se është në gjendje të ofrojë fqinjësi të mirë. Ligji i luftës, çështja çame dhe kufiri detar do të jetë tri pikat kyçe të vizitës. Pavarësisht se Shqipëria, pas rrëzimit të marrëveshjes është shprehur dakord për të rinegociuar një marrëveshje të re, debate mbetet tek disa ishuj të vegjël shkëmborë pranë Korfuzit. Kjo pasi pala greke kërkon t’i llogarisë si kufi tokësorë ndërsa pala shqiptare nuk e pranon këtë gjë.

Marrëveshja ushtarake me Turqinë

Mediet greke raportojnë se Greqia gjithashtu është e shqetësuar nga marrëveshja e fundit për ndihmën ushtarake që Shqipëria do të marrë nga Turqia. Këtu ato i referohen marrëveshjes për ndihmën prej 1.1 milionë dollar për blerjen e disa pajisjeve ushtarake si edhe modernizimin e një aeroporti ushtarak në jug të Shqipërisë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close