Kombëtarja e femrave: Shqipëria fundos Greqinë

Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll ka shënuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve “Kanada 2015″. Vajzat e Altin Rrakllit kanë fituar me një gol të sulmueses Furtuna Velaj në minutën e 51-të të takimit.

Pjesa e parë ishte me pak raste shënimi përveç rastit të Berishës e cila në minutën e 38-të u gjend përballë gardianes greke.

Me fillimin e pjesës së dyte Shqipëria arriti të konsolidonte sulmet drejt portës helene, dhe këto sulme dhanë fryte në minutën e 51-të kur sulmuesja e PK-35 të Finlandës, Furtuna Velaj shënoi për t’i gëzuar shikuesit në “Niko Dovana” të Durrësit”.

Pas golit të vajzave shqiptare kanë pasuar sulmet e skuadrës greke të cilat janë munduar që eventualisht të barazojnë rezultate por pa sukses.

Kujtojmë se Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e shkurtër të saj. Aktualisht Shqipëria mban pozitën e parafundit duke e lëna prapa vetëm Greqinë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close