Ish- diplomatët i shkruajnë Samaras: Kujdes Tiranën! Nuk ka integrim pa zgjidhur Vorio Epirin

Kujdes Tiranën!

Është kjo porosia që i japin kryeministrit grek Antonis Samaras, 23 ish-ambasadorë të Greqisë në vende të ndryshme të botës.

Lajmin e bën të ditur Ora News.

Ky grupim ish-diplomatësh, i ashtuquajtur “Cikli diplomatik”, ndërmerr këtë nisme në kuadër të Presidencës së radhës së Bashkimit Europian, që Athina e merr në janar të vitit që vjen.

Ish-diplomatët, që kanë shërbyer në vendet kryesore të botës, i kujtojnë kreut të qeverisë helene se prioritet duhet të mbeten çështjet kombëtare, pavarësisht krizës ekonomike.

Letra merr me radhë të gjitha shtetet e rajonit, me të cilat Greqia ka probleme të mbetura pezull, ndërsa duke u ndalur të Shqipëria, thekson se është një vend i krijuar nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913, që nuk ka treguar një qëndrim miqësor ndaj Athinës, duke u bërë një shtet problematik për Greqinë që nga formimi i tij.

“Pas zhvillimeve pozitive që kanë të bëjnë me shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, Tirana ka rritur gjithnjë e më shumë rivalitetin me Athinën. Ndihma në anëtarësimin në NATO pa asnjë shkëmbim si dhe mbështetja për integrim në BE në të njëjtën mënyre, duke lënë të ngrirë çështjen vorio-epiriote, ka rritur ambiciet e Shqipërisë dhe kjo duket në radhe të parë me udhëheqësit Berisha dhe Rama, udhëheqës tipikë ballkanikë, të zhdërvjellët, që më shumë kanë korrur fitime të konsiderueshme politike, pa asnjë shkëmbim nga kontaktet me Athinën zyrtare”.

23 ish-ambasadorët shkruajnë në letrën e tyre se hezitimi i Greqisë për të ngritur çështjen e Vorio Epirit kundërpërgjigjet me harta që përfshijnë Follorinën, Kosturin, Janinën dhe Prevezën në një Shqipëri të Madhe.

Letra është firmosur edhe nga Konstantinos Politis, ish-ambasador i Greqisë në Shqipëri.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close