Çertifikata e lindjes për shqiptarët në maqedonisht

Zyra e ofiqarisë në Strugë nuk respekton gjuhën shqipe dhe se çertifikatat po shpërndahen vetëm në gjuhën maqedonase.

Një shqetësim për këtë rast është paraqitur sot nga Pëllumb Kaliqi nga fshati Koroshishtë i Strugë, i cili për agjencinë e lajmeve INA ka shprehur shqetësimin se përse nuk i jepet çertifikata edhe në gjuhën shqipe.

“Nga zyra e Ofiqarisë së qytetit të Strugës dhe ofiqari Tomisllav
Daskalloski më është dhënë çertifikata e lindjes së vajzës vetëm në gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik, përkundër faktit se në fuqi është Ligji për përdorim të gjuhës shqipe në dokumentet personale, e aq më tepër që gjuha shqipe në komunën e Strugës është në përdorim zyrtar në të gjitha institucionet”, theksoi Kaliqi.

Sipas tij, ofiqari Daskallovski ka gjetur arsyetimin e tij se përse çertifikata e lindjes e Rinesa Kaliqit, e lindur më 26 shtator 2013 në Strugë është dhënë nga ai vetëm në gjuhën maqedonase.

“Kërkesa për lëshimin e çertifikatës është bërë vetëm në gjuhën maqedonase, ndaj është vepruar sipas kërkesës së parashtruar!”, është arsyetuar ofiqari i kësaj zyre.

Por, qytetarët theksojnë se formularët që ishin të gatshëm në ofiqari për aplikacionet për nxjerrjen e çertifikatave janë vetëm në gjuhën maqedonase. “Pas reagimeve përse vetëm në maqedonisht, ofiqari kërkoi që të presim për çertifikata në shqip, derisa gjoja të furnizohet me formulare. Por neve kjo na kushton dhe humbin edhe kohë edhe harxhime materiale dhe mundime tjera”, ka theksuar Pëllumb Kaliqi. Qytetarët theksojnë se për këto raste duhet të reagojnë institucionet përgjegjëse dhe të ndëshkohen zyrtarët dhe nëpunësit e administratës që i shmangen respektimit të gjuhës shqipe.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close