Pankarta e tifozëve të Bayern që po çmend Serbinë

Një grup tifozësh të Bayern Munich, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Viktoria Plzen e kanë shpalosur një parullë me mesazhin: “Pranojeni Kosovën në UEFA”.

Kjo pankartë ka shokuar Serbinë. Mediat serbe e kanë quajtur këtë veprim si skandaloz. Sipas tyre, ky është një incident dhe provokim politik, dhe që me të duhet të merren më seriozisht organet kompetente.

“Një grup tifozësh të Bayern Munichut, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Viktoria Plzen e kanë shpalosur një parullë me mesazhin: ‘Pranojeni Kosovën në UEFA’. Kjo ka ndodhur në minutën e 80-të dhe ky transparent mund të shihej për disa minuta në tribunën e veriut. Ky është incident me prapavijë politike dhe nuk është hera e parë që ndodh”,, kanë shkruar të enjten mediat serbe.

Kujtojmë se finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar ndërmjet Bayern Munchen dhe Borussia Dortmun, Xherdan Shaqiri e kishte shpalosur flamurin e Republikës së Kosovës, ndërkohë që për mediat serbe veprimi i Shaqirpit ishte skandaloz.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close