Erdogan: Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka thënë para qytetarëve të shumë që ishin mbledhur në sheshin e Prizrenit, se Turqia është Kosovë e Kosova është Turqi.

Erdogan ka deklaruar se nuk mund të durojnë më që në rajonin e Ballkanit të derdhen lot, por duan që të ketë paqe, solidaritet mes popujve. Ai ka thënë se “duan që rajonin e Ballkanit ta shohin të gjithë si një rajon të paqes, miqësisë dhe vëllazërisë”. “Ne duam që në këtë rajon të zotëroj, paqja, mirësia, solidariteti. Ne duam që të kemi diversitete dhe ato të konsiderohen si kulturë. E kaluara do të mbetet mbrapa”, ka thënë Erdogan. Kryeministri turk ka shtuar se “me ndihmën e Zotit këtë rajon do ta kthejnë në rajon të paqes, një rajon me kopsht lulesh”.

Erdogan ka thënë se ashtu si stërgjyshit edhe ata do të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen e dy vendeve. Ai u shpreh se “Turqia do të vazhdojë të jetojë në vëllazëri në këto toka”. Ai ka deklaruar se sot po e realizon këtë vizitë në Kosovë, ndërsa e ndjen veten si në shtëpi. “Jemi njerëzit me një kulturë, dhe një histori të përbashkët. Mos e harroni këtë. Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, ka thënë Erdogan. Kryeministri turk ka thënë se Kosova e Turqia janë aq shumë të afërta saqë edhe autori i himnit të Turqisë është nga Kosova, Mehmet Akif Ersoj.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close