“Digjen” paratë për stadiumin e ri në Tiranë

Një tjetër vit i djegur për investimet në infrastrukturën sportive dhe më kryesorja është shkurtimi i fondit të parashikuar nga qeveria shqiptare në buxhetin e këtij viti për stadiumin e ri në Tiranë.

Kështu 2.2 milion dollarët e parashikuar për projektin e stadiumit të ri kombëtar është djegur pasi nuk është vënë në efiçencë. Vendimi i marrë është bërë publik sot në Komisionin e Ekonomisë nga vetë drejtorja e Thesarit, njofton TCH.

Nga një shkurtim në total prej rreth 10 milionë dollarësh për investimet me burim financimit të brendshëm, 2.2 milionë ishin të parashikuar për stadiumin.

“Parimi kryesor i shkurtimit në shpenzimet kapitale është të shkurtoheshin shpenzimet që ishin të paprokuruara, të pakontraktuara me qëllim që të mos kemi kosto të mbartur vitin e ardhshëm. Kryesisht u tentua në shpenzimet administrative, pra siç e shihni shkurtimet e brendshme janë shumë pak vetëm 930 milionë lekë. Mund të përmend vetëm një shkurtim që është i rëndësishëm, stadiumi i ri që është 220 milionë lekë”, tha drejtorja e Thesarit, Mimoza Dhembi.

Megjithatë nga drejtoria e stadiumit është caktuar fundi i muajit nëntor si afati kur priten projektet e reja për stadiumin. Zëra të brendshëm nga shoqëria “Kuq e Zi”, që do të menaxhojë këtë projekt, thonë se stadiumi i ri do të bëhet në bazë të një investimi me koncesion, ndërkohë që nga qeveria është konfirmuar disa herë se ata nuk kanë mundësi financiare për të ndërtuar stadiumin, një përgjigje që stadiumin e ri kombëtar e lë në dorë të kompanive të huaja dhe parave të tyre me skemën e koncesionit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close