Raporti për skllavërinë – Shqipëria, e para në Europë

Një raport i Organizatës Kundër Skllavërisë, me bazë në Australi, tregon se Shqipëria renditet e para në Europë për numrin e njerëzve që shfrytëzohen për trafikim, prostitucion apo punë të detyruar.

Vlerësimi i kësaj organizate kryhet duke marrë parasysh numrin e popullsisë, raporton Vizion Plus.

Në rang global, vendi ynë renditet i 51-ti.

Me një numër popullsie mbi tre milionë banorë, sipas organizatës, numri i njerëzve që shfrytëzohen në mënyra të ndryshme, në atë që cilësohet skllavëri moderne, shkon në rreth 11 mijë e 400.

Në kontinent, pas nesh renditet Mali i Zi, që është i 53-ti në shkallë globale, më pas Serbia e gjashta në Europë dhe e 59-a në botë, Maqedonia e 12-a, Italia e 18-a dhe Greqia e 24-a.

Sipas Organizatës Kundër Skllavërisë, janë rreth 30 milionë njerëz në total që jetojnë si skllevër.

India ka numrin më të madh të të shfrytëzuarve në mënyra të ndryshme, plot 14 milionë.

Bazuar në numrin e popullsisë që përpjesëtohet me numrin e të të ashtuquajturve skllevër modernë, në fund të listës vijnë vendet e Europës së Veriut, si ato skandinave, Britania dhe Irlanda, si dhe Islanda.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close