Maqedoni, gjuha shqipe hiqet nga tabelat treguese

MAQEDONI-Gjuha shqipe hiqet nga shenjat treguese të komunikacionit në komunën e Vevçanit, të vendosura përskaj rrugës magjistrale Strugë – Dibër.

Tabelat treguese ishin vendosur në tre gjuhë: maqedonisht, anglisht dhe shqip, mirëpo me kërkesë të autoriteteve të kësaj komune maqedonase minore me mbi 2 mijë banorë, që kufizohet me Strugën, Agjencia për Rrugë Shtetërore i tërhoqi tabelat. Tashmë në këtë aks rrugor prej dje janë tabelat treguese vetëm në dy gjuhë, maqedonisht dhe anglisht.

Nga komuna Vevçan kanë theksuar se në territorin e tyre banojnë vetëm maqedonas dhe se me ligj nuk lejohet përdorimi i gjuhës tjetër që përfaqëson mbi 20 për qind të popullsisë, kjo nënkupton gjuhën shqipe. Nga kjo komunë kanë theksuar se kanë mirëpritur vendimin e agjencisë qeveritare për heqjen e këtyre tabelave dhe siç thuhet për përmirësimin e gabimit.

Gjorgji Vjankinovski nga komuna ka theksuar se në rast se nuk do të vepronte kjo agjenci qeveritare, atëherë do të ndërmerreshin masa nga vetë banorët e komunës, për të vepruar sipas tij, në përputhje me ligjin.

Tabelat treguese në tre gjuhë u vendosën disa muaj më parë pas rikonstruimit të rrugës magjistrale Strugë – Dibër.
Komuna rurale Vevçan që kufizohet me Strugën kërkon heqjen e tabelave treguese të rrugëve të shkruara edhe në gjuhën shqipe. Kjo komunë e banuar nga maqedonasit ka reaguar tek Agjencia për rrugë shtetërore për vendosjen e tabelave treguese në tre gjuhë maqedonisht – anglisht – shqip në aksin rrugor transitor Strugë – Dibër që kalon përmes Vevçanit.

Nga kjo komunë kanë theksuar se në rast se institucionet qeveritare nuk heqin tabelat, atëherë autoritetet komunale dhe shërbimet e tyre do të heqin ato. “Në komunën tonë nuk ka popullësi tjetër apo popullësi mbi 20 për qind të komuniteteve tjera, andaj nuk ka nevojë për shenja të tilla”, ka theksuar Gjorgji Vlajkinovski nga komuna e Vevçanit.

Tabelat e reja treguese edhe në shqip u vendosën pas rikonstruimit të rrugës magjistrale Strugë – Dibër. Një pjesë e shenjave të tilla të shkruara në shqip janë shlyer. Vevçani është komunë e vogël e kufizuar në një pjesë edhe me shtetin shqiptar dhe se numëron vetëm mbi 2 mijë banorë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close