Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Asnjë mjek shqiptar në spitalin e Shkupit

Spitali i përgjithshëm i qytetit të Shkupit, ‘8 Shtatori’ nuk përfill mjekët shqiptarë. Përmës një konkursi, ky spital ka punësuar 16 mjekë prej të cilëve asnjë shqiptar.

Ky fakt ka shkaktuar reagimin e opozitës shqiptare e cila fajësoi drejtuesit e spitalit, por edhe partinë shqiptare në qeveri për mosrespektimin e parimit për përfaqësim adekuat të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore.

“Zero vende BDI u dha shqiptarëve në konkursin e ri në planin e kuadrit shëndetësor në institucionet shëndetësore, ku nuk u pranua asnjë shqiptar”, deklaroi Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së, raporton Top Channel.

“Në konkursin për pranimin e kandidatëve të rinj, drejtori me dy këmbë e shkel nenin 156, ku krahas profesionalizmit dhe kompetencës është shprehur taskativisht edhe përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Nga partia shqiptare në pushtet, BDI, thanë se, nëse spitali nuk ka respektuar parimin e përfaqësimit të drejtë, kandidatët shqiptarë që kanë konkuruar për punë duhet të ankohen në Gjykatën Administrative.

“Institanca tjetër është, që të gjithë ata që janë të anashkaluar dhe ku nuk është respektuar parimi i përfaqësimit të drejtë, të parashtrojnë ankesë në procedurën e duhur për faktin që ligji parasheh procedurat nëse nuk është respektuar ky parim”, sqaroi deputeti Talat Xhaferi.

Aktualisht, përfaqësimi i shqiptarëve në shëndetësinë publike është vetëm 11%.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button