Në Zagreb u promovua fjalori i arbëreshëve të Zarës

Zagrebi e në veçanti Arbëneshi i Zarës, mirëpritën promovimin e  Fjalorit të të folmes së arbëneshëve të Zarës, që është shqipëruar edhe në gjuhën letrare shqipe. 
Ky aktivitet u zhvillua më 5 dhe 6 tetor kët ketij viti në prani të shumë shqiptarëve dhe të tjerëve, të interesuar për këtë libër që i kushtohet në rend të parë arbëneshëve dhe të gjithë të tjerëve.
Në kryeqytetin e Kroacisë, nikoqire, mikëpritëse  dhe organizatore ishte regjiorja e mirënjohur shqiptare e HRT-së, Shenide Bilalli, në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Gruas Shqiptare në Kroaci, “Mbretëresha Teuta” dhe kryeredaktore e revistës së gruas “Iliria”.
Në këtë promovim, në Zagreb, të pranishëm ishin pos tjerësh: Akademik Aleksandër Stipçeviq, prof.Dr. Zef Mirdita, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Pëllumb Qazimi, sekretari i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, Gani Mulliqi, përgjegjësi i sektorit për kulturë në qytetin e Zagrebit, Dragutin Pollaçek, drejtori i Teatrit Shqiptar nga Shkupi Adem Karaga, nga Unioni gjithëshqiptar “Vllazërimi Ynë” me seli në Tetovë, me në krye veprimtarin Lebit Murtishin e shumë e shumë të tjerë. 
Pas fjalës përshëndetëse të nikoqires, Shenide Bilalli, si dhe vargjeve të interpretuara nga artisti shqiptar nga Amerika, Pajazit Murtishi, për vlerat dhe rëndësinë e këtij libri, fjalë rasti mbajti Akademik Aleksandër Stipçeviqi i cili në fillim foli për autorin Dr. Kruno Krstiq dhe gjithë ate që ai pësoi nga organet e sigurimit jugosllav pas promovimit të fjalorit më 1987, e sidomos për torturat e përjetuara duke e ndërlidhur botimin e fjalorit me ngjarjet që kishin ndodhur asokohe ne kazermën e Paraqinit, duke thënë se “Kjo mbase ishte një lloj hyrje në ngjarjet që do të pasojnë më vonë në Kosovë” dhe tha: 
“Unë do të flas shkenisht, por sa për t’ua bërë me dije se unë flas arbënisht, do ti them disa fjalë arbënisht. “Mu po më vjen keq se nuk mundem ashtu bukur me fol ashtu si folni ju dhe unë kur folnje në dialekt çish folne në Arbënesh, ju nuk mirnji vesh kurgjë o shumë pak mirni vesh. Unë do të fol shkenisht se të gjithë po marin vesh shkenisht e ko me kenë mo mirë për mu e për ju me fol ashtu si muj” –tha në fillim të fjalës së tij Akademik Aleksandër Stipçeviqi.
“Paraqitja e librit të Dr. Kruno Krstiqit, “Fjalorit të folmes së arbëreshëve të Zarës” ka shprehë një dukuri të paparë, një interesim të veçantë në opinion e sidomos në qarqet albanologjike. Mirëpo, kjo nuk i mjaftoi Kruno Krstiqit që të qetësohet e stabilizohet në jetë, pas përjetimeve në atë moshë të shkuar…dhe vetëm tre ditë pasi e mori letrën e “rehabilitimit” nga sulmet e Sigurimit jugosllav, nga Enti Leksikografik, ai ndërroi jetë!”-theksoi Akademik Stipçeviqi dhe vazhdoi:
“Arbëreshët e Zarës nuk ndejtën duarkryq, dhe Bashkësia lokale e arbëreshëve me në krye Shime Mazija, botuan librin e dytë të Kruno Krstiqit, “Ardhja e arbëreshëve në Zarë”.
Në fund të fjalës së tij, Akademik Aleksandër Stipçeviqi tha: “Ky botim i fjalorit të arbëreshëve të Zarës, pa dyshim se do të nxisë interesimin e shtuar të shkencëtarëve për të folmen e arbëreshëve, prandaj e përshëndes këtë punim, që e shton edhe numrin e autorëve që kanë punuar në fushën e gjuhës së arbëreshëve, duke përfshirë lingvistin e njohur slloven, Franc Miklloshiqin me fjalorin e tij nga 1870-1871  botuar në Akademinë e Vienës, mandej studjuesit gjernan Wiegand, filologut  italian Carlo Tagliavini, Norbert Jokl, Eqrem Çabej, Kolec Topalli, Budimir Peroviq, Mirta Habush  dhe Maksmilijan Barançiq si dhe studjuesit më të mirë deri më tani për gjuhën e arbëreshëve, Akademik Idriz Ajetit”.
Prof. Dr. Zef Mirdita, dukshëm i emocionuar, duke përshëndetur këtë takim me rastin e promovimit të fjalorit mes tjerash tha: “Deri më tani nuk kam qënë në dijeni për këtë fjalor dhe kjo për mua është një befasi jashtëzakonisht e madhe dhe e paharrueshme dhe këtu po e shof se identiteti dhe përjetësia e popullit shqiptar do të fitojë përherë.Çdo punë, edhe një faqe me e shkru ai mbetet document. Një popull që nuk e njeh historinë e vet, ai popull s’ka ardhmëri. Shqiptari kurrë s’ka me e harrua historinë e vet, ajo ka me qenë përherë present, qoftë në marëdhëniet ndëkombëtare qoftë mes veti. Ju uroj punë të mbarë të gjithve dhe më falni se jam pak i emocionuar …më falni!”-përfundoi me lot në sy prof. Zef Mirdita. 
Në këtë ngjarje, u lexua fjala e prof.Dr.Nebi Dervishit, i cili përmes një shkrimi përcjell mesazhin e tij ku ndër të tjera thuhet: Ndër të parët pata fatin të njihem me përmbajtjen e fjalorit të Dr. Kruno Kërstiqit, “Fjalori i tëfolmes së Arbëreshëve të Zarës”, botuar në vitin 1987, në Zarë, në gjuhën kroate, e cila u shqipërua vite më vonë nga z. Mehmet Latifi, gjurmues i apasionuar dhe i pa lodhur i thesarit, i trashëgimisë e të leksikut kombëtar. 
Në fillim, detyra ime ishte, që krahas vlerave të pakontestueshme të Fjalorit të Dr. Kruno Kërstiqit, euriditit e filozofit dhe leksikut të madhë Arbëresh nga Zara, i cili me botimin, mbledhjen e sistematizimin e të folmes së arbëreshëve të Zarës, të inkurajojë zotëri Mehmet Latifin, i cili e flet për mrekulli gjuhën Kroate, këtë fjalor me vlera të mëdha leksiko-albanologjike, të njëjtën edhe ta shqipëroi.
Sot, në momentin kur vepra e dr Kruno Kërstiq, “Fjalori i të folmes së arbëreshëve të Zarës”, e botuar në origjinal në vitin 1987, dhe e shqipëruar nga zot. Memet Latifi, botuar në shtëpinë botuese “Tringa Desing”, Tetovë; të cilën po e promovojmë në këto moment sëbashku ndjejmë kënaqësi të veçantë se nga sygjerimet e mija janë marrë në konsideratë dhe ja në këto moment nëpër duar kemi një fjalor me vlerat e xhevairit, libër i rrallë i të folmes arbëreshe, që deri tani i mungonte biblotekave tona dhe studiove dhe albanologëve në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë.
Në emër të atyre që e mundësuan botimin e fjalorit, përshëndetën Idriz Mehmeti dhe  veprimtari i çështjes shqiptare, Lebit Murtishi i cili theksoi mes tjerash: “Nuk kam diçka të veçantë për librin por kjo është simbolika që na tuboi sot këtu, kalvarit të popullit tonë, vuajtjeve të shqiptarëve në këto troje dhe simbolike e qëndressë së shqiptarëve kudo që janë dhe kjo është simbolika për ti thënë vëllezërve tanë se jemi bashkë dhe meqenëse kemi të pranishëm përfaqsues të Kosovës, do ti lutesha që të kihet më shumë kujdes për shqiptarët kudo që janë”. Ndërkaq, Idriz Mehmeti duke iu bashkangjitur fjalëve të Lebit Murtishit, përshëndeti në emër të bashkëveprimtarëve nga Zvicërra. 
Në emër të Qytetit të Zagrebit dhe të kryetarit Millan Bandiq, i clili kishte angazhime protokolare, përshendeti përgjegjësi i Sektorit të kultyrës së qytetit të Zagrebit, Dragutin Polançek, duke thënë: “Ju përshëndes në emër të kryetarit të qytetit të ZAgrebit, i cili shprehë keqardhjen për mospraninën e tij në këtë promovim. Dihet mirfilli për marëdhëniet e mira tradicionale shqiptaro-kroate, por kur është fjala për bashkëpunimin kulturor kemi pasë dhe besoj do të kemi edhe në të ardhmen do ti intensifikojmë. Botimi i këtij fjalori na informon dhe na bën me dije neve kroatëve që nuk kemi qënë në dijeni për vlerat e popullit shqiptar, që do të kemi mundësi të njihemi”. 
Në fund, autori i këtij libri, “Fjalori i të folmes së arbëreshëve të Zarës”, Mehmet Latifi, fjalën e tij e filloi me: “Prof. Stipçeviqi do të thoshte se “shumë ko ko përbi për me bo këto” (Shumë kohë ka kaluar për ta bërë këtë fjalor). Rëndësia, pesha dhe vlera e këtij fjalori është se do të ndihmojë në 
Për ta rrumbullakësuar këtë mbrëmje në ambijentet e Shoqatës së Gruas Shqiptare në Kroaci, dhe të revistës “Iliria”, artisti shqiptar Pajazit Murtishi, për të pranishmit u paraqit me një fragment të monodramës së Lebit Murtishi, “Unë jam Adem Jashari”, ndërsa valltaret e grupit “Iliret” u paraqitën me pika të vallëzimit modern.  Nikoqirja e këtij promovimi, Shenida Bilalli, po në ambijentet e Shoqatës “Mbretëresha Teuta”, dha një koktej rasti. 
…(Nesër për ngjarjen tepër emocionuese në  promovimin në Zarë, në mesin e shqiptarëve-arbëneshëve të Zarës)

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close