Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Alket Rizai: Do t’u veshim fustane në burg këtyre të Agimit të Artë

“Ua kemi bërë gati fustanet dhe po presim t’ua veshim”.

Kjo ka qenë deklarata nga burgu e Alket Rizait, shqiptarit të dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, lidhur me disa zëra se një nga të arrestuarit e Agimit të Artë mund të dërgohet në qelinë e tij pas dënimit.

Sipas disa gazetave greke, “i forti” i partisë Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris pas dënimit, do të dërgohet ta vuajë atë në të njëjtën qeli me të dënuarin shqiptar, Alket Rizai.

“Ty të lumtë goja që thua se ata mund të jenë në qelinë time apo ngjitur me të. Nëse vijnë, ne i mirëpresim (qesh). Do i veshim me fustan, do i veshim. Iu kemi bërë gati fustanet dhe litarin. Pse na duhet litari? Po, na duhet, sepse pasi ne t’i veshim me fustan, ata do duan të varen në litar, ose nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do t’i varim ne”, thotë Rizai për GSH.

Lidhur me dënimin e tij, Rizai thekson se “deri tani nuk ka asgjë të re, por unë pres se çfarë do ndodhë, sepse çfarë sjell minuti, nuk sjell viti, themi ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button