Për ku është nisur LSI?

Nga Bledar H.Prifti
Rezultati elektoral i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) është surpriza më e madhe e zgjedhjeve të 23 qershorit. Shumë shkrime, brenda dhe jashtë vendit, janë përpjekur ta shpjegojnë rrezultatin surprizë të LSI nga këndvështrime të ndryshme. Unë kam këndvështrimin dhe shpjegimin tim mbi triumfin e LSI: “Idealistë, kurrë mos u merrni me makiavelistët. Ata të tërheqin në nivelin e tyre dhe të mundin më eksperiencë.”

Kur një idealist kërkon të bëhet makiavelist, është njëlloj sikur të thuash se “kur të martohet fukarai do të çahet daullja.”Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste(PS) e kuptuan këtë gjë pas 23 qershorit kur të dyja ishin ulur në nivelin makiavelist të LSI dhe të dyja u mundën në mënyra të ndryshme nga arma e preferuar e LSI—makiavelizmi. (PD humbi si fuqi absolute ashtu edhe fuqi relative në krahasim me LSI. PS, pavarësisht se fitoi betejën politike me PD, humbi betejën me LSI në planin e fuqisë relative, dhe kjo fuqi relative ka për të diktuar zhvillimet e mëvonshme si brenda koalicionit ashtu edhe jashtë tij.)

Duke qënë përballë tre ofertave makiaveliste/pragmatiste, elektorati pragmatist zgjodhi mesin e artë të pragmatizmit, atë më realist dhe bindës. Votuesit pragmatistënuk janë budallenj; ata e kuptojnë probabilitetin për tu shpërblyer.Për shembull, probabiliteti për të zënë një vend pune duke përkrahur LSI është i lartë pasi LSI ka pak anëtarë dhe shumë pushtet egzekutiv. Nga ana tjetër, probabiliteti për të zënë një vend pune duke përkrahur PD apo PS ishte i ulët pasi elektorati i këtyre partive është shumë i madh në krahasim me pushtetin egzekutiv që ato do të merrnin në rast fitoreje.

Gjithashtu, probabiliteti që LSI do të fitonte ishte më i lartë. Nëse probabiliteti për një fitore të PS apo PD mund të varionte nga 40 deri në 60%, për LSI-në, ky probabilitet ishte diku afër 90 dhe 100% pasi si PD ashtu edhe PS e konsideronin LSI si aleate potenciale për një koalicion paszgjedhor. Dhe ajo që çimentonte mbështetjen e elektoratit pragmatist për LSI ishte faktori eksperiencë/provë: LSI ka dëshmuar bindshëm që ajo i shërblen mbështetësit e saj ndërsa PD dhe PS kanë dëshmuar se ato madje mund të sakrifikojnë edhe mbështetësit e tyre për të kënaqur LSI.

Por përtej pyetjes se përse triumfoi LSI në 23 qershor, analistët mund të ngrejnë pyetjen tjetër edhe më interesante apo intriguese: Për ku është drejtuar LSI?Unë besoj se synimi kryesor i LSI është qëtëdali forca e parëpolitike në vend. Për të bërë të mundur këtë gjë, LSI do të duhet të akumulojëpushtet në kurriz të forcave të tjera politike, përfshirë këtu edhe PS. Ndërsa shumkujt kjo mund t’i duket normale për tu menduar por absurde për tu realizuar, unë mendoj se LSI i ka të gjitha shanset për tu bërë partia më e madhe politike.

Dhe për të mbështetur këtë argument, besoj se pikë së pari më duhet të parashtrojë premisat mbi të cilat duhet të bazoj argumentin e mësipërm. Unë parashtroj tre premisa kryesore: (1) LSI është një forcë politike racionale, (2) Qëllimi kryesor i LSI është të rrisë pushtetin dhe të dominojëarenën politike shqiptare, dhe (3) ky pushtetdo të rritet në kurriz të PS, PD, dhe partive të tjera.

Unë besoj se këto tre premisa janë lehtësisht të verifikueshme nga deklarimet dhe veprimet e vazhdueshme të LSI në këto vitet e fundit.Ishte racionaliteti ai që e bëri LSI të bashkpunojë në qeverisje me PD dhe po ashtu ishte racionaliteti ai që diktoi koalicionin parazgjedhor me PS. Gjithashtu, bazuar në deklarimet e fundit të Ilir Metës, qëllimi i LSI në zgjedhjet e 23 qershorit ishte që LSI të dilte forca e parë politike dhe të kishte të drejtën për të propozuar kryeministrin. A nuk ishte ky arsyetimi mbi të cilin u bazua dhe deklarata e Nasip Naços për Ilir Metën kryeministër? Të gjithë analistët, majtas dhe djathtas, e pranuan se është e drejtë legjitime e LSI të synojë tëdali forca më e madhe politike në vend. Për më shumë, egziston edhe një konsensus tashmë midis opinionbërësve se LSI rriti influencën e saj politike në kurriz të humbjes të PD. Unë do të shtoja se kjo influencë u rri edhe në kurriz të PS dhe partive te tjera opozitare pasi një pjesë e votave “antiberishë” te destinuara për këto partiu larguan në drejtim të LSI.

Duke pranuar tre premisat e mësipërme, mund të jemi në gjendje të themi se çfarë pritet nga LSI në vitet në vazhdim, ose më mirë, se cfarë lëvizje politike do të ishin racionale dhe do të rrisnin influencën politike të LSI nëbeteja e ardhshme elektorale. Kjo influencë duhet të analizohet duke marrë parasysh faktin se LSI është forcë kyçe e koalicionit qeverisës pa të cilën qeverisja është thuajse e pamundur. Duke kombinuar influencën që LSI ka brenda koalicion qeverisës me nevojën jetike që ka LSI për të mbajtur lartë probabilitetin për të shpërblyer mbështetësit e saj (+100 mijë në 23 qershor), do të ishte shumë racionale që LSI të kërkonte një zgjerim të konsiderueshëm të pushtetit të saj nëvazhdim deri nëzgjedhjet lokale të vitit 2015.

Më kuptoni, për LSI ky zgjerim nuk është thjesht dëshirëpor edhe nevojë. Dhe ky zgjerimdo të ndodhë në kurriz të PS, PD dhe partive te tjera. Me pakë fjalë, në shkëmbim të mbështetjes në qeverinë qëndrore, përveç ministrive në egzekutiv, LSI do t’i marri në tavolinëPS si shpërblim qindra komuna dhe bashki anembanë vendit. Disa nga këto bashki dhe komuna do t’i merren PS dhe shumë të tjera do t’i merren PD (por që mund të ishin lehtësisht të PS) nëse kjo e fundit do të vazhdojë të jetë në gjëndjen e tanishme.

Për këtë arsye, zgjedhjet lokale 2015 janë të rëndësishme për progresin politik të LSI dhe një test i fuqishëm për koalicionin qeverisës. Gjasat duken të pakta për PS-në të frenojë ambiciet politike të LSI pasi rreziku për prishjen e koalicionit qeverisës do të ishte edhe më i madh. Çdo rezistencë ndaj kërkesave të LSI mund të rezultojë fatale për koalicionin qeverisës.Koalicioni i 1 prillit tashmë e ka kthyer kohën e PS nëntë vjetë mbrapa, në vitin 2004. Madje edhe zhvillimet (pozitive/negative) brenda PS do të kondicionohen nga mardhëniet e saj me LSI.

Nga ana tjetër, drejtuesit e LSI e kuptojnë fare mirë se akomodimi i interesave tëvotuesve të 23 qershorit (afro 200 mijë) është domosdoshmëri për të mbajtur gjallë rritjen progresive tëmbështetjes politike për LSI, mbështetje e cila varet ngahera nga probabiliteti që kjo parti do të ketë për të shpërblyer mbështetësit e saj. Dhe nëse LSI do të jetë në gjendje të ruaj të njëjtën probabilitet edhe pas zgjedhjeve lokale 2015, atherë pa frikë mund të themi se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, LSI mund t’i shumfishojë votat e saj dhe të bëhet forca e parë politike në vend.

Nëse dikush dëshiron të më kundërshtojë në këtë pikë, së pari, dikushi duhet të provojë se Ilir Meta dhe LSI nuk e kanë këtë qëllim dhe nuk kanëmundësitë për të arritur qëllimin. Nëse dikush do të fokusohet thjesht tek “mundësia”, duke pranuar qëllimin, atherë këtu mund të diskutohet. Por gjithsesi, 23 qershori ka për të treguar se të fitosh është e rëndësishme, POR të fitosh më shumë se të tjerët është e domosdoshme.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close