Serbët djegin flamurin shqiptar në Zvicër (VIDEO)

Të dy ambasadat u kanë bërë thirrje autoriteteve kompetente zviceriane, Komisionit Federal kundër Racizmit, FIFA-s dhe LICRA-s të marrin masat e duhura që veprime të tilla mos të mbeten pa u ndëshkuar

Ajo që ndodhi në stadiumin e Genovas në tetor të vitit 2010, kur tifozë serbë bënë thirrje kundër Kosovës dhe dogjën flamurin shqiptar është përsëritur pak a shumë njësoj më 26 maj në shkallët e stadiumit të Sankt Gallenit të Zvicrës gjatë ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Serbisë.

Advertisement

Këtë radhë diplomacia shqiptare ka reaguar. Ambasadori i Shqipërisë, Mehmet Elezi, dhe ai i Kosovës, Naim Malaj, në Zvicër kanë reaguar pas djegies së flamurit shqiptar dhe thirrjeve raciste të një grupi tifozësh serbë që thonin vazhdimisht “vdekje shqiptarëve”.

Në komunikatën e përbashkët për shtyp, dy ambasadorët kanë theksuar se këto ngjarje kanë tronditur shqiptarët në Republikën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë.

“Këto akte dhune dhe racizmi që nxisin urrejtjen dhe tensionet etnike bien në kundërshtia me vlerat demokratike”, thuhet mes tjerash në komunikatën e përbashkët të dy ambasadave shqiptare, duke theksuar se “futbolli është një sport i bukur që duhet të frymëzojë ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë”.

Në fund, dy ambasadorët, Elezi dhe Malaj u kanë kërkuar autoriteteve zvicerane dhe FIFA-s të marrin masat e duhura për të ndëshkuar aktorët e këtyre akteve të turpshme.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button