Arrestohet serbi në veri, protestuesit serbë sulmojnë 2 gazetarë shqiptarë

Policia e Kosovës arrestoi të enjten një serb, nën dyshimin se është pjesëmarrës në aktet vandale ndaj një pike kontrolli të Policisë së Kosovës në zonën “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gazeta Zëri bën me dije se i dyshuari mendohet se është përfshirë në aktin vandal ndaj një pike kontrolli dhe dëmtimin e pronës së Policisë së Kosovës në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës, gjatë muajit prill.

“I dyshuari është arrestuar sot në orët e mëngjesit në fshatin Suhadoll të Mitrovicës, dhe është shoqëruar në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë arrestim, një grup prej 50 qytetarësh serbë në veri të Mitrovicës kanë bllokuar rrugën “Kolashini”, ku kanë sulmuar gazetarët shqiptarë, të cilët po ndiqnin protestën në veri për të raportuar lajmet nga terreni.

Gazetari i Agjencisë së Lajmeve Kosovapress dhe i të përditshmes Koha Ditore janë sulmuar nga një grup huliganësh serbë, duke u penguar në kryerjen e detyrës së tyre, ndërsa një pjesëtar i Policisë së Kosovës të stacionit veri ka akuzuar gazetarët që po fotografonin.

Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë një polic i Kosovës, ndërsa ushtarët e KFOR-it kanë qenë vetëm spektatorë.

Shoqata e Gazetarëve të Mitrovicës (SHGM) dënon ashpër sulmin e ekstremistëve serbë ndaj gazetarëve Alidin Damati dhe Musa Mustafa, anëtarë të kësaj Shoqate.

Damati e Mustafa janë fyer mbi baza etnike dhe janë penguar në punën e tyre, si dhe janë detyruar të largohen nga vendi i ngjarjes për të shpëtuar nga më e keqja, thotë më tej RTK.

Shoqata thotë se “Gjithçka ka ndodhur para syve të ushtarëve të KFOR-it, të cilët nuk kanë reaguar fare, ndërsa u ka ardhur në ndihmë vetëm njëri nga dy policët e Kosovës që gjendeshin aty”.

Duke e dënuar ashpër atakimin e gazetarëve, Shoqata kërkon nga organizatorët e protestave të mos e pengojnë punën e gazetarëve, por të ndihmojnë ata në realizimin e misionit të tyre.

SHGM-ja kërkon nga përfaqësuesit e KFOR-it dhe ata të Policisë së Kosovës, të krijojnë kushte për gazetarët dhe në rastet e protestave të ndryshme, t’i mbrojnë ata kur rrezikohen nga njerëz me prirje kriminale.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close