PDIU: Greqia po i bën shantazh Shqipërisë

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PDIU, Ardit Bido

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar sot në lidhje me kthimin nga pala greke të 50 qytetarëve shqiptarë në pikën kufitare të Kapshticës.

Në një deklaratë për mediet, sekretari për marrëdhëniet me publikun i PDIU-së, Ardit Bido, ka theksuar se me këtë veprim Greqia po tenton të tregojë supermacinë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Bido ka kërkuar reagimin e shtetit shqiptar në lidhje me këtë çështje, sepse Greqia po tenton të dëmtojë imazhin e Shqipërisë.

“Shteti shqiptar ka vetëm dy rrugë, ose të përulet përpara këtij shantazhi të shumëformësh, një pjesë e të cilit është edhe kthimi i shtetasve shqiptarë në kufi duke qëndruar apatik, ose të kundërshtojë ashpër të gjitha autoritetet ndërkombëtare dhe të protestojë zyrtarisht, nëpërmjet notave të protestës ndaj shtetit grek. Në këndvështrimin tonë qëndrimi i parë është i papranueshëm dhe nuk duhet të përvijohet nga politika zyrtare e vendit ton”, shton PDIU.

Gjithashtu PDIU i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që të veprojë sa nuk është vonë, për të shpëtuar nga një grackë që qarqet ekstremiste në Greqi po tentojnë të fusin shtetin tonë, qarqe të cilat gjithnjë e më shumë kanë gjetur zë në politikën zyrtare të Athinës.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close