Janinë, meshë për “Vorio Epirin”

Mitropoliti: Ta lëmë çështjen e Qipros dhe Shkupit. Termi të hyjë në leksikun shqiptar.
Ekstremistët përkujtojnë 98-vjetorin e “Krahinës Autonome”

Tubuesit e djeshëm me banderolën “Greqi është dhe Vorio-Epiri”

Ndonëse e prekur nga kriza e thellë politike dhe ekonomike, Greqia sërish nuk lë jashtë vëmendjes edhe çështjet nacionale. Në përkujtim të shpalljes së deklaratës së pavarësisë të Vorio Epirit 98 vjet më parë, dje është organizuar një aktivitet përkujtimor për këtë datë të shënuar për grekët në Delvinaq, vetëm pak kilometra larg kufirit shqiptar. Në këtë tubim nacionalist, për të cilin u mbajt dhe një meshë në kishën e Delvinaqit, nuk kanë munguar deklaratat që kanë në thelb synimet e dikurshme ndaj territorit të Shqipërisë Jugore që i përkasin veçse historisë. Mitropoliti Andrea, i Pogonit dhe i Konicës, ka kërkuar me ngulm në këtë tubim, që termi “Vorio Epir”, të hyjë në leksikun shqiptar. Krahas kësaj kërkese, ai denoncoi qëndrimin indiferent të shtetit grek, ndonëse kriza e ka gjunjëzuar atë. Këto kërkesa u pasuan nga një tjetër deklaratë që u duartrokit nga qindra pjesëmarrës, mes të cilëve edhe anëtarë dhe simpatizantë të forcave politike nacionaliste, në atë të regjistrimit real dhe identifikimit të të gjithë vorioepiriotëve në Shqipëri, pasi regjistrimi i fundit në tetor të vitit të kaluar ka qenë jo real dhe me tendencë zbehjeje të numrit të popullsisë greke që jeton në Jug të vendit. “E lëmë mënjanë çështjen e Qipros, Shkupin dhe Egjeut dhe të kthehemi tek cështja e Vorio Epirit pasi shqiptarët në tekstet e tyre, flasin për Shqiprinë e Madhe madje duke përfshirë Kosturin dhe Follorinën. Qeveritarët tanë kur u thua për këtë çështje, shprehen se po e studiojnë. Ky është një justifikim për të mbuluar politikën e dobët të jashtme”, u shpreh mitropoliti. Gazetari Vasilis Hitas, ish-korrespodent i një prej stacioneve televizive prestigjioze në Greqi, ANT1, me origjinë nga fshati Derviçian i Gjirokastrës, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet politike të një jave më parë, denoncoi politikat e qeverisë greke gjatë viteve të fundit, duke mos lënë pa anatemuar edhe politikën editoriale të ANT1 rreth çështjeve shqiptaro-greke. Ai u shpreh se kur ishte në raportim nga terreni gjatë trazirave të 1997 në Jug të Shqipërisë, drejtuesit e redaksisë së këtij televizioni, e detyronin që të përdorte termin “Shqipëria e Jugut”, ndërsa personalisht ndërmori hapin e parë për ta quajtur Jugun e vendit nëpër raportimet e përditshme si “Vorio Epiri”. Për Hitasin, protokolli i Korfuzit është shkelur nga qeveria shqiptare dhe çfarë është më keq, u la në harresë nga shteti grek.

Çdo vit përkujtohet nga pala greke shpallja e deklaratës për krijimin e “Republikës autonome të Vorio Epirit”, në pranverën e vitit 1914. Ndonëse kjo deklaratë ka mbetur vetëm si pjesë e ëndrrave të nacionalistëve grekë, ata vazhdojnë ta përmendin zhvillimin e një ceremonie enkas për këtë periudhë të trazirave në Ballkan.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button