At Nikolla Marku: “Janullatos të qëndrojë larg ceremonive më 28 Nëntor”

Famulltari i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku, ka sulmuar ashpër Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për vizitën e tij në Nju Jork, me rastin e kremtimit të themelimit të 100-vjetorit të Federatës Pan Shqiptare “Vatra”. Sipas At Markut, në kremtimin e shoqatës “Vatra” janë vërejtur shkelje të rënda, që bien ndesh me interesat e vendit, siç ishte mungesa e Presidentit Topi, kreut të opozitës, Rama, shkrimtarit Ismail Kadare e personaliteteve të tjera të vendit. “Ishte i pranishëm Artur Liolin, prifti që i thamë të bëhej kryepeshkop dhe nuk pranoi. Mospranimi nga ana e tij i hapi rrugën Janullatosit, këtij greku të betuar tek varri Sebastianosit për të punuar kundër Shqipërisë. Fatkeqësisht Artur Liolin e njeh veprën antishqiptare të Janullatosit si vlerë të ortodoksisë duke fyer shqiptarët. “Vatra” është në dijeni për punët antishqiptare të Janullatosit, por ka bërë paqe të zezë në dëm të Shqipërisë, duke pasur si arkitekt të kësaj paqeje pikërisht Artur Liolinin. Statuti i kishës u ndryshua në thelb dhe pikërisht neni më kryesor, ai që flet qartë se, kryepeshkopi duhet të jetë prej gjaku, gjuhe dhe shtetësi shqiptare. Ky nen është kryevepra e Nolit, që fatkeqësisht Janullatos e ndryshoi në favor të tij, duke përcaktuar se, kryepeshkopi mund të jetë jo vetëm shtetas prej gjaku dhe gjuhe shqiptar, por edhe një i huaj. Pra greku kërkon të lërë përsëri një grek”, thotë At Nikolla Marku. Sipas tij “Vatra” nuk i mbështet dy priftërinjtë që punojnë vazhdimisht për ortodoksinë, siç janë At Spiro Kavaja në Kanada dhe At Theofan Koja në Amerikë. Marku akuzon “Vatrën” për shkëputje nga realiteti dhe qorton Berishën për qëndrimin respektues ndaj Janullatosit, pavarësisht se ky i fundit po vepron kundër interesave të vendit. “Shpresoj që ‘Vatra’ të mos bjerë në hutim dhe përgjumje, por të vazhdojë misionin e saj me gjak të ri dhe intelektualë të devotshëm”, thotë At Marku. “Bashkëkombës të dashur, kudo që ndodheni, unë së bashku me forcat demokratike dhe progresive, më 28 Nëntor 2012 do të protestojmë kundër çdo ceremonie, në rast se aty do të ketë tradhtarë të kombit shqiptar dhe shovinistë të huaj. Janullatos duhet të largohet nga Shqipëria si person i padëshiruar dhe si agjent i qarqeve Vorio-Epirote. Nuk dua t’ia di as për tradhtarët e Shqipërisë dhe as për agjentët e Greqisë”, e ka mbyllur apelin Nikolla Marku.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. jam me shume se plotesishte dakorte me At Nikollen,jam dakorte me te gjitha vrejtjet dhe kritikat si per shoqerine Vatra(e krijuar nga ata BURRA te VERTET qe u flijuan per flamurin dhe vatanin),ashtu dhe per Saliun dhe me shume akoma kur flet per nje pseudo prifte.Nuk ju uroj At,por ju falenderoj qe ngrini zerin per te zgjuar Shqipetarine.

  2. AT NIKOLLA MARKU te falenderoj per nismen e besimit patriotik.,une jam HIMARIOT me besim ORTODOKS por ne familjen dhe fisin tim qahet shqip dhe kendohet shqip.,edhe se kisha ortodokse greke ka kohe qe ne himare dhe kudo qe mundet ne jug ben pune te madhe ne ndihme te qarqeve ANTI SHQIPTARE.,Jam i mendimit se per ne SHQIPETARET besimi eshte kryesor por besimi jone unik eshte SHQIPETARIA.,SHpresoj EDHE SE SHPRESA E KOMBIT TONE VANI)TET DHE CELET SHPESH NE SHEKUJ SE KY SHEKULL TE JETE SHEKULLI POZITIV I KOMBIT SHQIPETAR:;RROFTE SHQIPERIA ETNIKE RROFTE FRYMA E PATRIOTEVE TE KOMBIT:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close