Adili: Shqiptarët të protestojnë me flamuj kombëtar

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK) që drejtohet nga ish-përfaqësuesi politik i AKSH-së, Gafurr Adili i ka dhënë mbështetje protestave të shqiptarëve të thirrura për të premten nga rrjetet e ndryshme sociale në Maqedoni.

Por, ky organizëm politik që vepron tashmë në Tiranë përmes një komunikate të lëshuar për mediat  kërkon dhe edhe apelon si[ thuhet “që rinia shqiptare të rrisë vigjilencën e saj kombëtare shqiptare dhe të mos bjerë pre e provokimëve të qarqeve antishqiptare sllavo-greke, që do të përpiqen që protestat mbarëpopullore shqipitare t` i orientojnë në kahje të kundërt me interesat kombëtare të shqiptarëve”. FDBK kërkon që gjatë këtyre protestave të valvitet vetëm flamuri kombëtar shqiptar dhe asnjë simbol tjetër fetar apo partiak.
 
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close