Zgjedhjet në Serbi, dalja masive e shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc

Subjektet politike shqiptare të Luginës po marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkohë “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” edhe në zgjedhjet parlamentare.
Rijad Demiri/Bujanoc

Nëpër të gjithë vendvotimet të kumunës së Bujanocit  dhe Preshevës   shihet një interesim i madh i qytetarëve  shqiptarë që presin për të votuar .

Nga vetë pjesëmarrja e shqiptarëve  para vendvotimeve në Luginë e sidmos e atyre në komunën e Bujanocit shihet qartë se ata me këtë dëshirojnë ti kundërpërgjigjen arrestimeve që u bënë ndaj shqiptarëve dy ditë para datës së zgjedhjeve.
Në komunën e Bujanocit ecuria e votimeve po ec me vështirësi për shkak të problemeve teknike që po paraqiten në librat e votuesve.
Sipas votuesve kjo është bërë me qëllim për shkak të uljes së numrit të votuesve shqiptarë. Ngase në librat e votuesve ka raste ku votuesit nuk gjinden në te edhe përkundër asaj që i kanë pranuar ftesat për të votuar. (INA)
07:13 – Në Serbi sot votohet  për zgjedhjet  lokale, parlamentare dhe ato presidenciale. Në ora  07:00 janë hapur vendvotimet ku qytetarët ia mësyen për të hedhur votën votën e tyre. Në gjithë territorin e Serbisë do të hapen 8.549 vendvotim , ndërsa të drejtë vote kanë 7.026.579 votues.  
Ndërkohë në këto zgedhje do të marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Subjektet politike shqiptare të Luginës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkohë “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare e ndërkaq disa prej tyre  kanë shprehur përkrahjen edhe për zgjedhjet  presidenciale duke  përkrahur  e kandidaturën e  Myftiut të Sanxhakut Muamer Zukorlliq, për president të Serbisë. Derisa në komunën e  Bujanocit, Komisioni Komunal Zgjedhor i ka pranuar gjithsejtë 13 lista zgjedhore, prej të cilave 7 lista të partive serbe, 4 shqiptare dhe dy lista të partive rome. Në Preshevë janë  dorëzuar  gjithsejtë 11 lista zgjedhore prej të cilave 5 të subjektve politike shqiptare, 2 të partive serbe, 1 parti e përzier serbe dhe shqiptare, si dhe 3 grupime qytetare.
  Në Bujanoc   momentalisht të drejtë vote kanë gjithsejtë 39.022 qytetarë. Ndërsa në Preshevë   me të drejtë vote janë gjithsejtë 34.368”, bëjnë të ditur nga Komisinonet Komunale Zgjedhore të këtyre komunave.

Ndërkaq zgjedhje po vëzhgohen nga  OSBE dhe organizata joqeveritare vendore CESID në bashkëpunim me Komisionin Republikan Zgjedhor RIK.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close