23 euro për të mbledhur pjeshkë, aplikojnë 4885 shqiptarë e 19 grekë

Ndonëse po regjistron shifrat më të larta të papunësisë vitet e fundit, vetëm 19 grekë kanë shprehur interes për të punuar në plantacionet e mbledhjes së pjeshkëve në Greqinë Veriore.
Përkundër ofertës për të punuar 4 muaj në fushat e Imathisë dhe mbulimit të shpenzimeve të strehimit e ushqimit, grekët janë treguar indiferentë ndaj kësaj mundësie për të punuar.

Por ajo që është për t’u shënuar ka të bëjë me shifrat rekord të aplikimeve nga emigrantët shqiptarë.

Jo pak, por plot 4 mijë e 885 emigrantë nga vendi ynë kanë aplikuar për të filluar punë në plantacionet e mbledhjes së pjeshkëve.

Oferta përmbante 6 ditë pune në javë me 23 euro pagesë në ditë dhe mbulimin e shpenzimeve të strehimit e ushqimit për 4 muaj punësim.

E megjithatë, kjo duket se nuk ka mjaftuar për të joshur grekët t’i futen punës.

Dy javë më parë, shoqata e Fermerëve të Greqisë Veriore shpërndau në bashkitë dhe komunat e vendit një lajmërim për 4 mijë e 800 vende pune, por kjo nuk zgjoi aspak interesin e grekëve të papunë.

Edhe këtë vit shpresa e vetme për fermerët grekë janë emigrantët, të cilët do të angazhohen në punët sezonale në bujqësi.

Javën e parë të aplikimeve vetëm 8 grekë kishin plotësuar formularët për të filluar punë, ndërsa pas dy javësh numri i tyre nuk shkoi më shumë se 19.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close