Protestë masive e shqiptarëve të Luginës së Preshevës (FOTO/VIDEO)

Protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës  

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë protestuar sot kundër arrestimit të disa shqiptarëve të akuzuar për krime lufte. Banorët e këtyre tre komunave kanë mbajtur në duar slogane si “Bujanoci është Kosovë Lindore”, “Liri shqiptarëve të Luginës”, “Nuk jemi terroristë”, etj.

Kryetari i Komunës së Buajncoit, Shaip Kamberi në fjalën e tij është shprehur se “Ivica Daçiç nuk e ka hesapin e mirë, pasi shqiptari me dhunë nuk sprapset por bëhet edhe më i bashkuar edhe më i forte”. Ai ka nënvizuar se mes të arrestuarve ishin edhe kandidatë për këshilltarë.

Protesta

Kamberi ka kërkuar nga OSBE, OKB, BE dhe organizata të tjera në Bruksel e Gjenevë për ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë si masë për të parandaluar dhunën serbe.

Protesta përveç një numri të madh të forcave policore dhe ushtarake është ndjekur edhe nga përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe ambasada e SHBA-së.

Protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës  

Para se të organizohej protesta, u mbajt seanca e tre Kuvendeve të këshilltarëve shqiptar të tre komunave, ku njëzëri kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve, respektimin e plotë të amnistisë së ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së si dhe kanë ftuar të gjithë shqiptarët që nesër të dalin sa më masivisht në zgjedhjet lokale. 

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close